Boca Juniors afër transferimit të Edinson Cavanit

24 Mars 2020

Boca Juniors thuhet se është shumë afër që të transferojë Edinson Cavanin nga Paris Saint-Germain në këtë verë.

Sulmuesi uruguaian ka kontratë me skuadrën franceze deri në fund të muajit qershor dhe do të jetë i lirë për një aventurë të re.

32-vjeçari është duke u kërkuar nga shumë skuadra evropiane, derisa interesim ka shfaqur edhe Boca Juniors.

Skuadra argjentinase shpreson që të transferojë uruguaianin, mirëpo që qëllimi i tij është që të mbetet në Evropë.

Lexo po ashtu: Atletico Madridi me ofertë të fundit për Cavanin

Por, Boca thuhet se do t’i ofrojë atij një pagë të ngjashme me atë të PSG-s, vetëm që të kalojë në radhët e tyre.

Cavani ishte kërkuar edhe nga Barcelona, Chelsea, Atletico Madridi dhe Manchester United në afatin kalimtar të janarit, mirëpo që e kishte refuzuar largimin nga Parku i Princave. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan