Bojana, partnerja bukuroshe e sulmuesit të Besëlidhjes

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 15:24

Sulmuesi i Besëlidhjes, Kosta Bajiç, po shijon pushimet e dimrit me bashkëshorten e tij, Bojana Nikolic. Çifti ka shkrepur një foto teksa ndodhen në Osijek të Kroacisë.

Futbollisti i ekipit lezhjan shpesh herë poston foto me partneren e tij bukuroshe, të cilën e cilëson edhe “mbështetja më e madhe”.

28-vjeçari është shpallur golashënuesi më i mirë për sezonin 2015-2016, ku pati shënuar 23 gola me Besëlidhjen. Mirëpo, “Këpuca e Artë” nuk u akordua pasi gjashtë gola i kishte shënuar vetëm në ndeshjen ndaj Mamurrasit. Komisioni i Etikës vendosi që të mos e akordonte fare këtë çmim. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike