Boks/ Kampioni Wilder dënohet pasi u kap me marijuanë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 15:12
U ndalua për xhamat e zi,policia ndjeu erën e substancës

Kampioni i peshave të rënda në versionin WBC, Deontay Wilder u kap nga policia me marijuanë dhe u dënua me 60 orë shërbim në komunitet.

Një goditje kjo për imazhin e boksierit 31 vjeçar, i cili po përgatitet për një duel të madh kundër kamionit britanik Anthony Joshua.

Për më tepë që gjykata vendosi që ai do të qëndrojë në lirim me kusht për 2 vitet e ardhshme.

Në qershorin e shkuar, boksieri u ndalua nga policia amerikane pasi makina e tij i kishte xhamat e zinj. Kur ai uli xhamin, punonjësit e policisë ndien aromën e marijuanës dhe pas kontrolleve të kryera gjetën lëndën narkotike.

Avokati i tij, Paul Paterson, tha se klienti ka shumë mjete në pronësi të cilat përdoren nga miqtë dhe marijuana nuk ishte e tij.

Por tani, Wilder kërkon të përqendrohet te sfida e radhës.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike