Bomba e merkatos vjen nga City, ofertë shokuese për yllin e Chelsea

Manchester City po planifikon të përfitojë nga pasiguria e Chelsea duke nisur një sulm të bujshëm për yllin Eden Hazard. “Daily Star” shkruan se kampionët e Anglisë janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë sterlina për të nënshkruar me belgun. Hazard i është ofruar një kontratë e re 300,000 sterlina një javë për të qëndruar në “Stamford Bridge”, por mësohet se ai u ka thënë bluve, se do të presë për të parë se cilët lojtarë do të sjellin gjatë verës para se të vendosë për të ardhmen e tij. Antonio Conte njoftohet se do të largohet nga posti i trajnerit në 48 orët e ardhshme, me “Daily Express” duke sugjeruar që ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique do të zëvendësojë italianin, që qëndroi dy vite duke fituar edhe titullin kampion të Premier League. Me largimin e Conte ende të pakonfirmuar, City shpreson të përfitojë dhe të tundojë Hazard t’u bashkohet në Mançester.

Pep Guardiola është një tifoz i madh i yllit të Belgjikës dhe do t’i kërkojë drejtuesve të “Qytetarëve” të bëjnë gati 100 milionë sterlina për një lojtar i cili e dëshmoi talentin e tij edhe një herë me një shfaqje të shkëlqyer në finalen e FA Cup. 27-vjeçari ka qenë në një formë mbresëlënëse për Chelsea këtë sezon dhe goli i tij i ndihmoi klubit të fitonte FA Cup në finale kundër Manchester United gjatë fundjavës së kaluar. Gjithsesi City dhe Guardiola nuk do ta kenë të lehtë të sigurojnë shërbimet e Eden Hazard, pasi për të interes ka patur edhe nga Real Madridi dhe madje dhe PSG. Megjithatë “Los Blancos” shihen si klubi favorit për të siguruar shërbimet e tij, nëse do të largojnë në merkaton e verës Gareth Bale dhe belgu e ka pranuar disa herë, se i pëlqen një transferim në Madrid, ku do të luajë përkrahë super yllit portugez Cristiano Ronaldo. /EDS/

**********************************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan