“Bomba” e verës, Barcelona planifikon shkarkimin e Setien. Ja si duhet të shpëtojë trajneri i katalanasve

29 Qershor 2020

Teksa klima në “Kamp Nou” nuk po qetësohet pas barazimit 2-2 me Selta Vigon, “Goal.com” ka “plasur bombën” e fundit.

Sipas medias prestigjioze të futbollit, drejtuesit e Barcelonës do të shkarkojnë nga detyra e trajnerit Kike Setienin nëse ky i fundit nuk e mbyll sezonin me trofe (Ligë e Kampionëve ose kampionat).

Liderët e skuadrës Mesi, Suarez, Pike, etj kundërshtojnë strategjitë e lojës së ish-trajnerit të Real Betisit. Pavarësisht se Setien nuk ka mbështetjen e skuadrës, ai mbrohet nga bordi i klubit, por dhe këta të fundit nuk janë të gatshëm të vazhdojnë të mbështeten tek ai edhe për sezonin e ri.

Edhe ndihmësi i tij Eder Sarabia nuk pëlqehet aspak nga lojtarët.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com