Bonaventura afër kalimit te Lazio

25 Mars 2020

Giacomo Bonaventura është afër që të kalojë te Lazio në afatin kalimtar të kësaj vere.

Calciomercato raporton se mesfushori nuk është i lumtur me minutazhën që ka te Rossonerët dhe e kërkon largimin.

Kontrata e 30-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe ai thuhet se ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Milanin.

Lexo po ashtu: Milani ka dy oferta për Bonaventuran

Kështu, skuadra italiane do të jetë e detyruar që të lejojë largimin e tij me parametra zero, e për më shumë ai pritet të kalojë te rivali i tyre nga Serie A.

Lazio  dëshiron që të transferojë Bonaventuran, pasi Simone Inzaghi e pëlqen lojën e tij dhe dëshiron ta marrë në radhët e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com