Bonucci: De Ligt është mbrojtësi më i mirë i ri në botë

21 Korrik 2019

Leonardo Bonucci ka thënë se Matthijs de Ligt është aktualisht mbrojtësi më i mirë në botë, derisa është shprehur i lumtur që Juventusi e ka transferuar holandezin.

Mbrojtësi 19-vjeçar u transferua në këtë javë te Zonja e Vjetër nga Ajaxi, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me torinezët.

Bonucci beson se De Ligt mund t’i arrijë nivelet më të larta me Juventusin, por edhe ndihet i lumtur që do ta ketë partner në mbrojtje.

Leonardo Bonucci (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Matthijs de Ligt është mbrojtësi më i mirë i ri në botë tani”, ka thënë mbrojtësi italian për JTV kur u pyet për holandezin.

Lexo po ashtu: De Ligt: Juventusin nuk e zgjodha për para, PSG-në nuk e refuzova shkaku i rrogës

“Ky hap e ndihmon atë të rritet, dhe prej nesh ka pasur një mirëseardhje të ngrohtë. Së bashku me Merih Demiral dhe Daniele Rugani ata janë lojtarë të rinj të rëndësishëm që do të na ndihmojnë të arrijmë çdo qëllim”, ka shtuar më tej Bonucci.

Në garë për transferimin e De Ligt ishin edhe Barcelona, Manchester City, Manchester United dhe Paris Saint-Germain, mirëpo Juventusi e fitoi garën. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan