Bonucci flet për debatin me Matuidin, mbrojtësi u pa duke e qortuar para ndeshjes francezin

27 Shkurt 2020

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, e ka komentuar humbjen nga Lyoni (1-0), ndërsa është ndalur edhe tek momenti kur kishte një bashkëbisedim me francezin Blaise Matuidi.

Mesfushori francez kishte mbetur në bankën rezervë për këtë ndeshje, pasi në vend të tij ishte preferuar Adrien Rabiot.

Ky i fundit dukej që nuk e bënte nxehjen si të tjerët, gjë që u kritikua nga Bonucci.

“Debati me Matuidin? I thashë se skuadrën e bëjnë edhe ata që janë jashtë dhe se të gjithë duhet të jenë gati të kontribuojnë”.

“Mund të them se kishte edhe diçka që nuk shkonte edhe në mes të atyre që startuan. Duhet të gjejmë një zgjidhje, këto gjëra e bëjnë diferencën”, ka thënë mbrojtësi italian.

Juventusi ndeshjen kthyese e zhvillon në shtëpi pas tri javësh. /Telegrafi/

www.telegrafi.com