Bonucci kërkohet në Angli, çfarë do të bëjë Milani?

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
16 Maj 2018 18:31
E ardhmja e liderit

Kalimi i Leonardo Bonucci-t gjatë periudhës së merkatos së verës së shkuar nga Juventusi te Milani ishte për të “zhvendosur ekuilibrat”. Një sezon më pas mund të themi se nuk ka qenë kështu. Juventus fitoi edhe një tjetër kampionat, i shtati dhe Milani edhe njëherë tjetër nuk e ka arritur objektivin Champions League, aq më keq këtë vit sepse nuk shkonin tre, por katër vende në këtë kompeticion.

Megjithatë, kalimi i ish-lojtarit të Bari-t në Milano nuk ka qenë negativ, përkundër. Ky vit mund të konsiderohet si një vit pushimesh, për atë dhe për të gjithë repartin e mbrojtjes. Duke sqaruar keqkuptimet në një mbrojtje me tre, që në fillim të sezonit dukej mënyra e vetme për t’i dhënë vlerat ish-juventinit, por mbi të gjitha mori dhe vlerat e “shpëtimtarit të ndeshjes”, negativ për të dhe mbi të gjitha për të gjithë ambientin kuqezi.

Leonardo ka luajtur një pjesë të dytë të sezonit në nivelin më të lartë. Nën drejtimin e Gattuso-s ai është kthyer në jetë, me Romagnoli-n, mund të jetë konsideruar si kopja më e mirë e kampionatit falë një udhëheqjeje jo vetëm teknike, por edhe emocionale.

Së pari, Bonucci ka qenë protagonist me topin në këmbët e tij dhe mbi të gjitha për të udhëzuar Alessio Romagnoli-n, që në vitin 2018 është rritur si kurrë më parë duke iu referuar sezoneve të mëparshëm me kuqezinjtë. Bonucci ka treguar se është i duhuri për këtë Milan.

Milani për t’u kthyer në lartësinë e mëparshme, ka nevojë për eksperiencë, është e vërteta, por mbi të gjitha edhe për cilësi, cilësitë që sigurisht që nuk i mungojnë numrit 19. Nuk është një çështje për t’iu afruar merkatos së futbollit, edhe pse pas krahëve janë sirenat angleze për të.

Disa muaj më parë e provoi Guardiola, këtë herë po e bën Mourinho, i cili e dëshiron atë që të jetë pjesë e “Djajve të Kuq”. “Special One”, sigurisht, e ka gati një propozim për lojtarin e Milanit, por “Djalli” duhet që ta refuzojë menjëherë, duke mos i dhënë arsye djaloshit që pas një sezonit të kërkojë të largohet. /EDS/

Vllaznia ra, ish-trajneri është racional dhe ka një dëshirë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Maj 2018 00:13

Vllaznia bëri gjithçka për të siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore, por në fund nuk ia doli, edhe pse në Korçë u treguan shumë bujarë. Pavarësisht dashamirësisë nga korçarët që sot kishin festën e titullit, fitorja nuk u bëri punë kuqebluve që ranë në Kategorinë e Parë, pas suksesit të Kamzës minimalisht ndaj Partizanit. Duket e çuditshme, por në vitin që Vllaznia mbush një shekull, do të luajë në një kategori inferiore, diçka që në fakt e meritoi plotësisht këtë sezon. Klubi ka patur një buxhet prej 1.2 milardësh lekësh të vjetra, më shumë se Skënderbeu kampion dhe në fund zbret një kategori më poshtë. Ish-trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi dhe futbollisti i Kombëtares nëpërmjet një statusi në rrjetin social në “Facebook”, tregohet racional dhe e pranon dështimin. Ai gjithashtu ndalet edhe tek e ardhmja, ndërsa kërkon një rikthim dinjitoz në sallonin e madh të futbollit shqiptar.

“Nuk e ka fajin Partizani, pavarësisht se mund të ketë mëkatuar sot ndaj Kamzës. Ashtu si mëkatoi edhe Skënderbeu e Kukësi në përballjet komike ndaj Vllaznisë. Nuk mund të mobilizohen të gjithë klubet shqiptare, që të mos bjerë nga kategoria Vllaznia! Aq më tepër në një ritual të përvitshëm. E meritonte të binte, si gjithë vitet e fundit dhe nuk u nxorën që nuk u nxorën mesime, gjithçka përsëritej identikisht sezonin pasardhës. Sot rënia në nivelin e dorës së dytë të futbollit është realitet. Jam kurioz të shoh reagimet e strukturave përgjegjëse në funksion të një ringjitjeje dinjitoze”, shkruan ish-trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi. /EDS/


***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Abazaj zbulon çfarë e shiti te Anderlecht dhe pengun me Luftëtarin

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
23 Maj 2018 23:53
Ja deklarata e tij

Kristal Abazaj, padiskutim është një ndër lojtarët më të mirë të Kategorisë Superiore dhe ndoshta më i miri për këtë edicion të sapombyllur. Ai u shpall edhe talenti i sezonit dy ditë më parë për performancat e tij me bluzinjtë në këtë sezon. Mesfushori i krahut që nga edicioni i ri do të luajë në Europa League me fanellën e Anderlecht zbuloi në "RTSH", se goli me Partizanin u mbushi mendjen belgëve për ta blerë, teksa shtoi si i vjen keq, që nuk do të jetë pjesë e bluzinjve në Evropë.

Patët një moment jo të mirë sot në Lushnjë?

Po, sot rrezikova shumë. Pata një ndërhyrje jo normale, por mbeti aty dhe e harruam. Falë Zotit, ia hodhëm paq.

Jeni i kënaqur nga ky sezon?

Shpresoj t’i kem marrë të gjitha nga ky sezon. E mira do ishte ta çoja deri në fund me Luftëtarin, por do vazhdojmë diku tjetër.

E nisët keq, por e mbyllët të tretët. E kishit menduar ndonjëherë?

Ky është një sezon më i mirë se vjet. Nuk e kishim menduar që nga fillimi, që do ishim në Europë. Fazën e parë kishim 5 pikë në 9 ndeshje, ishim më të rrezikuarit të binim, bashkë me Lushnjën. Me ndërrimin e trajnerit, morëm një hov tjetër.

Merkato e janarit ndikoi?

Lojtarët e Luftëtarit kanë qenë aty, por edhe disa të rinj sollën një frymë të re.

Flitet shumë për Bregun dhe Abazajn, por ka edhe të tjerë…

E ka treguar dhe fusha, që është Rroca, një nga lojtarët më të mirë në kampionat. Ndoshta edhe më i mirë se unë dhe Bregu, por dëmtimet nuk e kanë lënë. Ne kemi marrë meritat, por ai ka dhënë asistet. Ne funksionojmë si miq, si vëllezër. Kjo ka qenë arma jonë më e fortë.

Guri u shit për golin e shënuar ndaj Skënderbeut, po ju e dini për çfarë goli u shitët?

Po, më kanë thënë për golin që kam shënuar ndaj Partizanit.

Rënia e Vllaznisë, opinioni juaj?

Vllaznia ka shumë lojtarë të mirë dhe as vetë nuk e kuptova sesi ra nga kategoria. Përgëzime për Kamzën, që ka bërë një sezon mjaft të mirë. /EDS/


***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Foto/ Njihuni me stadiumet më të vegjël në botë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
23 Maj 2018 23:36

Për shumë njerëz është një tempull. Për disa të tjerë një muze i hapur. Po flasim për stadiumin, që vepron si një skenë për ndeshjet në shtëpi të ekipeve të futbollit të qytetit tonë ose vendit tonë.

Ka vend për të gjithë. Në qytet ose periferi, në pronësi të klubit apo bashkisë, me pistë atletike ose jo.

Në këtë udhëtim për të zbuluar stadiumet më të çuditshme dhe të veçanta të botës, ne kemi zgjedhur stadiumet më të vogla në Evropë, nga  6 vendet e para në renditjen UEFA-s dhe në fund kemi përcaktuar atë që është zyrtarisht stadiumi më i vogël në Evropë. /EDS/

1) Spanjë: 3 stadiumet më të vegjël ku zhvillohen ndeshjet zyrtare të La Liga janë:

Stadio municipale di Ipurùa – Eibar (6,267 spektatorë)

Campo de Futbol de Vallecas – Rayo Vallecano (14.708 spektatorë)

Estadio Coliseum Alfonso Perez – Getafe (17.700 spektatorë)

 

2) Gjermani: 3 stadiumet më të vegjël ku zhvillohen ndeshjet zyrtare të Bundesliga janë:

Audi-Sportpark - Fußballclub Ingolstadt 04 (15,800 spektatorë)

Stadion am Böllenfalltor – Darmstadt (17.000 spektatorë)

Mage Solar Stadion – Friburgo (25.000 spektatorë)

 

3) Angli: 3 stadiumet më të vegjël ku zhvillohen ndeshjet zyrtare të Premier League janë:

Dean Court - AFC Bournemouth (11.464 spektatorë)

Vicarage Road – Watford (20.877 spektatorë)

Liberty Stadium – Swansea (21.088 spektatorë)

 

 

4) Itali: 3 stadiumet më të vegjël ku zhvillohen ndeshjet zyrtare të Serie A janë:

Stadio Sant'Elia - Cagliari (16,074 spektatorë)

Stadio Carlo Castellani – Empoli (16.284 spektatorë)

Stadio Ezio Scida – Crotone (16.640 spektatorë)

 

 

5) Francë: 3 stadiumet më të vegjël ku zhvillohen ndeshjet zyrtare te Ligue 1 janë:

Stade Gaston-Gérard - Dijon (15,000 spektatorë)

Stade Armand Cesari – Bastia (16.480 spektatorë)

Stade Jean Bouin – Angers (17.100 spektatorë)

 

6) Rusi: 3 stadiumet më të vegjël ku zhvillohen ndeshjet zyrtare të Prem'er-Liga janë:

Dinamo Stadion - Ufa (4,500 spektatorë)

Gazovik Stadium – FC Gazovik (7.500 spektatorë)

Trud Stadium – FC Tom’ Tomsk (10.028 spektatorë)

 

Si përfundim stadiumi më i vogël në Evropë është Dinamo Stadion i ekipit të Ufa (Rusi), me 4500 spektatorë.

 

***********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Gavazaj i sinqertë: Jam në bisedime me një klub...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Maj 2018 23:34
E mbyll si kampion

Enis Gavazaj shfaqet i lumtur me suksesin e arritur në këtë sezon me Skënderbeun, teksa titulli kampion mund të konsiderohet si qershia mbi tortë pas një sezoni të dominuar nga bardhekuqtë. Mesfushori me tipare sulmues është një ndër lojtarët e krahut më të mirë në Kategorinë Superiore, teksa në miqësoren me Norvegjinë u thirr edhe nga trajneri Christian Panuchi. Prizrenasi pas një sezoni mjaft të mirë shpreson që edicionin e ardhshëm të luajë në një kampionat të fortë dhe beson se gjithçka është në rrugën e duhur.

Një sezon i mirë që kulmoi me festën nga Kombëtarja – “Po e vërtetë. Jemi shumë të lumtur për këtë titull të fituar, pasi e merituam totalisht. Edhe në aspektin personal kam qenë i kënaqur për atë që kam dhënë dhe për më tepër, për thirrjen në përfaqësuese”.

Performanca në Europa League – “Kemi bërë eliminatore mjaft të mira dhe më pas në grupe, ku për fat të keq personalisht pësova edhe një dëmtim, por u riktheva shpejt për të ndihmuar skuadrën në kampionat. Mendoj se kemi qenë një grup fantastik, që meriton gjithçka për atë që ka dhënë në fushë”.

E ardhmja – “Po punojmë për një transferim jashtë Shqipërisë, që është edhe synimi im. Besoj se brenda dy javëve do të kemi të reja, pasi do të konkretizojmë diçka”, zbuloi Gavazaj. /EDS/


***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.