Borshi bën “prapa-kthehu”, gjen ekip të ri

Ergi Borshi u largua nga ekipi i Kastriotit, pas problemeve financiare që kishin këta të fundit. Shkodrani nuk preferoi të luante pa u paguar dhe shkëputi marrëdhëniet me kryesuesit e Kategorisë së Parë. Ai luajti vetëm 3 ndeshje nën urdhrat e trajnerit Samuel Nikaj.

22-vjeçari ka treguar edhe ekipin e ri që do të vazhdojë karrierën. Borshi do t’i bashkohet Vllaznisë B këta 6 muaj me shpresën për të rifituar formën e tij më të mirë. Shkodrani nuk ka pasur vazhdimësi me minuta, pasi as sezonin e shkuar me Teutën nuk arriti të ishte vendimtar.

Shtatlarti kërkon që ta arrijë këtë gjë te skuadra e shtëpisë së tij. Vllaznia B do të përdoret si trampolinë për futbollistin shkodran. Borshi do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ervis Kraja, ky i fundit afron një element të rëndësishëm për të siguruar mbijetesën e skuadrës së Vllaznisë B. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan