Borussia Dortmund sfidon United për yllin e Kroacisë

Pas performancës së shkëlqyer në Botëror për Kroacinë, që arriti deri në finale, Mario Mandzukic ka tërhequr interesin e disa klubeve më të rëndësishme në Evropë. Pas Manchester United edhe Borussia Dortmund ka treguar interes për të nënshkruar me sulmuesin 32-vjeçar. Sipas portalit gjerman “Bild”, verdhezinjtë janë shumë të prirur për të nënshkruar me sulmuesin e bardhezinjve. Ky është një lajm i keq për Manchester United, i cili është duke kërkuar Mandzukici si një rezervë për belgun Romelu Lukaku. Mandzukic është 32 vjeç dhe ka një karrierë të shkëlqyer në Evropë ku ka fituar gjithçka. Kroati kaloi një vit në Spanjë duke luajtur për Atletico Madrid, ku shënoi 20 gola në 43 ndeshje. Suksesin më të madh ai e pati në Gjermani për Bayern Munchen dhe Wolfsburg. Ai shënoi 48 gola në 88 ndeshje për bavarezët ku fitoi me të cilët m edhe trofeun e Champions League ndërsa te Ëolfsburg shënoi 20 në 60 ndeshje.

Mandzukic aktualisht është pjesë e Juventusit, pasi u transferua nga Atletico Madrid në vitin 2015 për një tarifë në rajonin prej 18.9 milionë sterlinash. Kroati ka shënuar 34 gola dhe ka ndihmuar me 18 asiste në 129 ndeshje për Juventusin, por tani mund të jetë në rrugën e tij për në United këtë verë, pasi te “Zonja e Vjetër”, ka patur nidsa ndryshime të mëdha. Drejtuesit e United janë në kërkim të një sulmuesi tjetër këtë verë për shkak të shfaqjeve të papajtueshme të Romelu Lukaku, i cili nënshkroi verën e kaluar nga Everton për një tarifë në rajon prej 76 milionë sterlina. Që nga ardhja në “Old Trafford” Lukaku ka qenë një figurë shumë e diskutueshme që ka ndarë tifozët dhe ekspertët njësoj.

Në sezonin e tij të debutimit për United, Lukaku luajti 51 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 27 gola (16 në 34 ndeshje në Premier League) dhe ndihmoi me nëntë asiste. Ky nuk është aspak një rekord i keq dhe shumë sulmues do të jenë të lumtur që kanë shënuar 27 gola në 51 ndeshje. Sidoqoftë, problemi më i madh dhe problemi i tij është se ai nuk arrin të shënojë në ndeshjet e mëdha. ndaj Mourinho është detyruar të kërkojë diku tjetër për një sulmues i cili do ta bëjë atë në lojërat e mëdha, por duket sikur United do të humbasë Mandzukic, pasi Dortmund është shumë i interesuar. Për më tepër verdhezinjtë i ofrojnë postin e titullarit, diçka e mjaftueshme për ta bindur. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.