Borussia mohon akordin për transferimin e Aubameyang

Borussia mohon akordin për transferimin e Aubameyang

Borussia Dortmund ka mohuar se ata kanë rënë dakord me Guangzhou Evergrande për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang për një tarifë prej 65 milionë eurosh.

“101Greatgoals” shkruan se 27-vjeçari ishte i destinuar për të shkuar në Kinë, pavarësisht faktit se ai është kërkuar nga Liverpool-i, Chelsea dhe Manchester United.

Ata gjithashtu pretendojnë se ish-milanisti është në bisedime me ekipin e Fabio Cannavaro.

Megjithatë, Michael Zorc, drejtori i BVB, hodhi poshtë këto zëra duke thënë se sulmuesi është pjesë e Borussia Dortmund dhe nuk do të largohet nga klubi

Aubameyang konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë. Deri tani 27-vjeçari ka shënuar 21 gola në të gjitha garat.

Borussia ka kaluar një moment të vështirë, duke u eliminuar nga Ligën e Kampionëve që në fazën e grupeve.