Borussia mohon akordin për transferimin e Aubameyang

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Janar 2018 17:18
27-vjeçari ishte i destinuar për të shkuar në Kinë

Borussia Dortmund ka mohuar se ata kanë rënë dakord me Guangzhou Evergrande për transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang për një tarifë prej 65 milionë eurosh.

"101Greatgoals" shkruan se 27-vjeçari ishte i destinuar për të shkuar në Kinë, pavarësisht faktit se ai është kërkuar nga Liverpool-i, Chelsea dhe Manchester United.

Ata gjithashtu pretendojnë se ish-milanisti është në bisedime me ekipin e Fabio Cannavaro.

Megjithatë, Michael Zorc, drejtori i BVB, hodhi poshtë këto zëra duke thënë se sulmuesi është pjesë e Borussia Dortmund dhe nuk do të largohet nga klubi

Aubameyang konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë. Deri tani 27-vjeçari ka shënuar 21 gola në të gjitha garat.

Borussia ka kaluar një moment të vështirë, duke u eliminuar nga Ligën e Kampionëve që në fazën e grupeve.

Fitoi zemrat e bavarezëve, tani mendon largimin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Korrik 2018 23:36

James Rodriguez po planifikon që të rikthehet në Madrid. Të paktën kështu shkruan e përditëshmja spanjolle “Marca”. Kolumbiani momentalisht është i huazuar te Bayern Munchen deri në 30 qershor të vitit 2019 dhe bavarezët kanë bërë të qartë që dëshirojnë ta blejnë përfundimisht, por duket se gjërat kanë ndryshuar tashmë në Madrid.

Me ikjen e Cristiano Ronaldos dhe sidomos Zinedine Zidane, James mund të ketë më shumë minuta dhe madje të rifitojë statusin e titullarit që kishte në kohën kur madrilenët drejtoheshin nga Carlo Ancelotti. Në fund të fundit ishte pikërisht trajneri italian që vindi Bayern ta merrte dhe tashmë që ai nuk shtë më, kolumbiani po mendon rikthimin.

Edhe në Mynih gjërat kanë ndryshuar shumë. Pas largimit të Ancelottit, James u duk sikur rilindi nën drejtimin e Jup Heynckes, por tashmë veterani nuk është më dhe në Mynih ka marrë drejtimin Nico Kovac.

Rummenige dhe Honess e kanë shprehur disa herë se janë shumë të kënaqur me kolumbianin dhe ai ka treguar në fushë se mund të jetë një lojtar kyç për Bayern, aq sa shpesh ka spostuar në stol edhe Thiago Alcantaran, të cilin drejtuesit bavarezë janë të gatshëm ta shesin. Por me trajnerin kroat James nuk ndihet më aq i sigurt, të paktën siç raporton “Marca”, prandaj po kërkon të rikthehet në Madrid për të provuar edhe një herë të shkëlqejë atje.

James u ble nga Reali pas Botërorit 2014, ku luajti në mënyrë të mrekullueshme duke u shpallur edhe golashënues i turneut me pesë gola./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zyrtare: Fiksim londinezësh, vetëm në Dortmund marrin sulmues

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
11 Korrik 2018 14:09
Ukrainasi transferohet në Premier League

Andriy Yarmolenko nuk do të jetë më pjesë e skuadrës Borussia Dortmund. Gjermanët e blenë sulmuesin një vit më parë te Dinamo Kyiv për shumën e 25 milionë eurove, ndërkohë tanimë ukrainasi do të nisë një eksperiencë të re në Premier League, pasi janë “çekiçët” e Londrës, West Ham-i, që ka blerë kartonin e futbollistit 28-vjeçar. Marrëveshja me anglezët është për katër vite, ndërkohë që nuk bëhet e ditur shuma e paguar për kartonin e tij. Londinezët e kanë kthyer në rrugë blerjen e sulmuesve të Borussia Dortmund. Në janar ishte Arsenal-i që transferoi Pierre-Emerick Aubameyang për rreth 64 milionë euro.

Yarmolenko me fanellën verdhezi arriti të shënojë vetëm tre gola në Bundesliga, ndërkohë që shprehet i lumtur që do të luajë me West Ham United dhe në Premier League. “Sigurisht, jam shumë i kënaqur që firmosa me West Ham United. Është një klub i madhe me mbështetës të zjarrtë, ndaj jam i lumtur që vit të luaj në Premier League. Vij në ligën më të mirë në botë dhe e di që po bëhet një projekt interesant këtu te West Ham. Klubi kërkon të arrijë gjëra të mëdha dhe jam i emocionuar për këtë sfidë”, ka deklaruar sulmuesi ukrainas.

I kënaqur që e kanë afruar Yarmolenkon u shfaq edhe drejtori i West Ham, Mario Husillos: “Jemi të lumtur t’i urojmë mirëseardhjen Andriy. Kur patëm mundësinë të firmosim me të, nuk hezituam, sepse realisht ishte tipi i lojtarit që ne po kërkonim. Ai është një lojtar që luan me këmbën e majtë, por mund të luajë në të djathtë shumë lehtësisht, si dhe është shumë i mirë në duelet një për një kundër mbrojtësve. Ai do t'i japë ekipit shumë mundësi për të sulmuar dhe do të shënojë gola. Gjithashtu është i shpejtë në kundërsulme, si dhe siguron fitimin e dueleve ajrore me gjatësinë e tij. Yarmolenko ka shumë eksperiencë, pasi ka luajtur në klube të mëdha dhe ka luftuar për tituj. Në Dortmund ai ka bërë disa ndeshje të mira, por nuk e ka shfaqur më të mirën e tij. Sidoqoftë, mendoj se Manuel Pellegrini është trajneri perfekt për Andriy dhe stilin e tij të lojës. Besoj se ai na është bashkuar në momentin e duhur”. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kovac zbulon të ardhmen e Boateng dhe Lewandowski-t

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
2 Korrik 2018 18:12
Kroati flet për objektivat

Trajneri i Bayern Munchen, Niko Kovac pret që sulmuesi Robert Lewandowski të mbetet në klub, pavarësisht dëshirës së polakut për t'u larguar gjatë verës. 29-vjeçari ka angazhuar Pini Zahavi si agjentin e tij për ta ndihmuar atë të negociojë një largim nga kampionët e Bundesliga, me Real Madridin klubin e preferuar për të. "Robert mendon se ai ka nevojë për një ndryshim dhe një sfidë të re në karrierën e tij. Drejtuesit e Bayern e dinë këtë", tha Zahavi për “Sport Bild”. Gjithsesi Kovac, duke folur për herë të parë që nga zëvendësimi i Jupp Heynckes në “Allianz Arena”, sugjeroi se Lewandowski nuk do të largohet nga klubi. "Asgjë e re për Robert Lewandowski", tha Kovac kur u pyet për të ardhmen e 29-vjeçarit. "E thirra atë dhe i fola për pikëpamjet e mia. Unë shpresoj që ta kem atë në ekip. Ai është një lojtar i madh, sulmues i klasit botëror, i cili ka bërë shumë për klubin dhe do të bëjë shumë në të ardhmen", shtoi trajneri i Bayern.

Kovac është kthyer në Bayern si trajner, pasi i ka përfaqësuar ata si lojtar në mes të viteve 2001 dhe 2003 dhe ishte entuziast për sfidën me të cilën përballet. "Po e pres me kënaqësi detyrën e re, jam i lumtur që jam trajneri i ri i Bayern Munchen. Ne kemi një skuadër të shkëlqyer dhe unë synoj ta bëj ekipin më të mirë. Ata janë lojtarë të mëdhenj dhe kanë cilësi të mëdha, por mendoj se mund t'i bëj këta lojtarë edhe më të mirë për të arritur qëllimet që ka vendosur klubi", theksoi kroati që më pas zbuloi se edhe Boateng nuk do të largohet: “Ai do të qëndrojë me ne. Unë kam biseduar tashmë me të. Unë stërvita vëllain e tij në Frankfurt dhe do të ndjehem mirë me Jerome, ashtu siç kam bërë me Kevin Prince”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Lewandowski e pranon se do të largohet, ja destinacioni i polakut

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
26 Qershor 2018 20:10
Zahavi vendimtar

Robert Lewandowski prej kohësh është lidhur me një kalim në Madrid, megjithatë gjithçka duket se do të finalizohet në këtë merkato vere. Gjigantët e Real Madridit thuhet se janë gati të bëjnë një ofertë për të nënshkruar me sulmuesin e Bayern Munchen. Agjenti e Lewandowski -t, Pini Zahavi e ka bërë tashmë të qartë se polaku do të largohet nga ekipi bavarez këtë verë. Real Madridi, Chelsea dhe Manchester United kanë treguar interes për të siguruar shërbimet e sulmuesit polak, i cili shënoi 29 gola në Bundesliga sezonin e kaluar për Bayern. “Kicker” raporton se Real Madridi është i vendosur të bëjë një ofertë për sulmuesin 29-vjeçar këtë verë. Oferta do të vijë disa javë pasi “Los Blancos” kishte ofruar një marrëveshje shkëmbimi për Bayern duke propozuar përfshirjen e francezit Karim Benzema në marrëveshje.

“Jam 29 vjeç dhe mendoj se mund të luaj akoma për shumë vite, nëse nuk dëmtohem", tha Lewandowski  për “Players Tribune”. "Do ta shohim, e di se kam qenë në Gjermani për tetë vjet dhe kujtoj se disa vite më parë kam thënë se nuk do të qëndroj gjithë karrierën time në një kampionat, kjo është e sigurt", vazhdoi ai. Më parë këtë muaj, agjenti Pini Zahavi tha se Lewandowski  po kërkonte një sfidë të re, pasi ai hyn në vitet e fundit të karrierës së tij. I pyetur se cili trajner kishte ndikimin më të madh në karrierën e tij, Lewandowski  tha: "Mendoj se është Pep Guardiola, sepse unë flisja shumë me atë për atë që duhet të bëja. Ai gjithashtu më pyeste shumë për atë që mendoja për pozicionin, ku ndihesha më mirë, sepse ai nuk luajti si sulmues. Ndonjëherë ai më thoshte: “Ti je më i miri dhe më mirë se unë në këtë pozicion”. Polonia i tha lamtumirë Kampionatit Botëror, sepse Robert Lewandowski  nuk u zhbllokua. Sulmuesi i Bayern u përpoq, por pa rezultat duke u larguar në një mënyrë të turpshme. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.