REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
"O2 Arena" e Londrës, plot për të parë Celtics

Boston Celtics në superformë, Cleveland nuk po del nga kriza

12 Janar 2018 10:46

Përmbysje e çmendur për Boston Celtics ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 103-114.

Miqtë ndryshuan plotësisht pas periodës së dytë, pavarësisht faktit se vendasit krijuan një avantazh prej 22 pikësh.

Në “O2 Arena” në Londër, Celtics morën fitoren e shtatë radhazi dhe vazhdojnë që të mbajnë kreun në Konferencën e Lindjes.

Për Celtics u dalluan Jaylen Brown (21 pikë), Kyrie Irving (20) dhe Marcus Morris (19).

Publikut londinez i shumtë në numër nuk mund të injoronte faktin që në metropol ndodhej një nga ekipet më në formë të NBA-së.

Ndërsa për Cleveland Cavaliers ishte një mbrëmje për t’u harruar. Toronto Raptors i mundën ata në shtëpi, duke u shkaktuar një humbje mjaft të hidhur me rezultatin 133-99.

Në këtë përballje luajti vendi i dytë kundër atij të tretë në Konferencën e Lindjes dhe Cavs pësuan humbjen e gjashtë në tetë takimet e fundit.

Për kanadezët u dalluan Fred VanVleet da 22 pikë dhe shkëlqeu Jonas Valanciunas, me 15 pikë dhe 18 ribaunde, ndërsa LeBron James me 26 pikët e tij nuk mundi të bënte dot asgjë. Për më tepër që në periodën e fundit, ai u dërgua në stol.

Vazhdon momenti i artë për Los Angeles Clippers që mundën jashtë Sacramento Kings me rezultatin 115-121.

Ehe njëherë, njeriu i cili bëri diferencën ishte Lou Williams. Ai realizoi 30 pikë dhe udhëhoqi të tijtë drejt fitores. Clippers asnjëherë nuk e vunë në dyshim suksesin.

Ndërsa Los Angeles Lakers fituan në shtëpi kundër San Antonio Spurs 93-81.

Për vendasit, kjo është fitorja e tretë radhazi. Edhe pse LaMarcus Aldridge realizoi 21 pikë, kjo nuk shërbeu për Spurs, që vunë në presion rivalët vetëm në periodën e tretë. Por San Antonio vazhdon që të kalojë një moment të vështirë në Konferencën Perëndimore.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Rezultate befasuese

Houston trondit Warriors, Oklahoma shpartallon Cavaliers

21 Janar 2018 10:12

Golden State ra në Houston. Rockets fituan me rezultatin 116-108 kundër Warriors. Në ndeshjen më të pritur të NBA-së, vendi i parë në Konferencën Perëndimore, nuk mundi të bënte dot asgjë ndaj vendit të dytë dhe pa t’i ndërpritej ecuria e 4 fitoreve radhazi.

Suksesi i vendasve erdhi falë dyshes Chris Paul, 33 pikë, 11 asiste dhe James Harden me 22 pikë.

Për Golden State, Curry (19 pikë), Durant (26) dhe Green (21) nuk mundën të bënin dot asgjë.

Cleveland Cavaliers pësoi një humbje të rëndë nga Oklahoma Thunder, e cila ishte e papërmbajtshme në parket.

Për fitimtarët u dalluan Westbrook, 23 pikë dhe 20 asiste, Adams, 25 pikë dhe 10 ribaunde dhe Anthony, 29 pikë dhe 10 ribaunde dhe sidomos i zakonshmi Paul George me 36 pikë.

Zhgënjim për LeBron James (18 pikë) dhe Isaiah Thomas (24). Cleveland gjithsesi ngelet në vend të tretë në Konferencën Lindore.

Në sfidat e tjera Chicago Bulls mundi Atlanta Hawks 113-97, kurse Miami Heat ia doli me vetëm një pikë më shumë kundër Charlotte Hornets (106-105).

Një ndalesë e keqe për Milwaukee Bucks që u mundën nga Philadelphia 76ers 94-116.

Një tjetër garë shumë e luftuar ishte ajo midis Toronto Raptors dhe Minnesota Timberwolves 109-115.

Kundër ishte vendi i katërt në Perëndim ndaj vendit të dytë në Lindje me fitimtarë të parët.

Ndërsa Utah Jazz befasoi me suksesin ndaj Los Angeles Clippers 113-125.

Në sfidën e fundit, siç ishte parashikuar Portland Trail Blazers mposhti, jo pa vështirësi Dallas Mavericks 108-117. Blazers konfirmohen ekipi i gjashtë më i mirë i Konferencën Perëndimore.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Në sfidat e tjera Knicks mundën Jazz, Wizards hodhën “KO” Pistons

Raptors fitore mes emocionesh, Nets trondit Heat

20 Janar 2018 15:14

Toronto Raptors ka konsoliduar vendin e dytë në Konferencën e Lindjes me fitoren e arritur ndaj San Antonio Spurs me rezultatin 86-83.

Sfida ka qenë mjaft e luftuar për kanadezët që në “Air Canada Center” vuajtën jo pak. Sidomos gjashtë sekonda para fundit, ku Forbes realizoi një tripikësh të hidhur. Por vendasit reaguan saktë duke mos i lejuar Spurs që të përsërisnin suksesin e tetorit, pavarësisht një LaMarcus Aldridge që realizoi 17 pikë dhe 14 ribaunde.

Kurse Miami flaku një fitore e cila në fund të periodës së dytë dukej gati punë mbaruar. Nga +10 pikë avantazh, Heat ndryshuan totalisht dhe nuk i bënë dot ballë mësymjes së Brooklyn Nets.

Pas 6 humbjesh në 7 takime, Nets ringrenë kokën, falë paraqitjes së DeMarre Carroll me 26 pikë të shënuara.

Në sfidat e tjera Knicks mundën Jazz, Wizards hodhën “KO” Pistons dhe Grizzlies i shkaktuan humbjen e shtatë radhazi Sacamento Kings.

Suns i dhanë leksion Nuggests, kurse Lakers bënë detyrën ndaj Pacers.

Rezultatet

Toronto Raptors-San Antonio Spurs 86-83

Utah Jazz – New York Knicks 115-117

Brooklyn Nets-Miami Heat 101-95

Detroit Pistons-Washington Wizards 112-122

Memphis Grizzlies-Sacramento Kings 106-88

Denver Nuggets-Phoenix Suns 100-108

Los Angeles Lakers-Indiana Pacers 99-86

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Raptors rikthehen te fitorja, Lakers të pafuqishëm ndaj Thunder

Golden State i pakapashëm, Hawks fitore të çmendur

18 Janar 2018 11:22

Golden State nuk di të ndalet. Viktima e radhës është Chicago Bulls. Të udhëhequr nga “Splash Brothers” (Thompson 38 pikë, Curry 30) Warriors mundën Bulls 119-112 dhe siguruan fitoren e 14-të radhazi në transfertë. Ndeshja ishte e  ekuilibruar deri në përfundim të pjesës së parë. Ndërkohë me nisjen e periodës së tretë, kampionët u bënë të papërmbajtshëm dhe vulosën suksesin. Me Mirotic (24 pikë) , Bulls u përpoqën që ta rihapnin lojën në periodën e fundit, por kurrë nuk ia dolën që t’u afroheshin rivalëve. 

Njeriu i ndeshjes doli Klay Thompson me 38 pikë dhe 7 tripleta nga 13 të realizuara. Shumë mirë edhe Curry (30 pikë dhe 9 ribaunde), ndërsa Kevin Durant ndalet në 19 pikë, 8 ribaunde dhe 7 asiste.

Toronto mundi në shtëpi Detroit dhe ringre kështu kokën pas dështimeve ndaj Godlen State dhe Philadelphia-s. Raptors triumfuan 96-91 në “Air Canada Center” ndërsa në parket pati edhe një sfidë interesante midis Valanciunas e Drummond. Lituanezi i Toronto-s realizoi 17 pikë dhe 16 ribaunde kurse qendra e Pistons 25 pikë dhe 17 ribaunde.

San Antonio zbuloi 2 orë para nisjes së takimit se Kawhi Leonard nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një dëmtimi. Por prapë ata fituan në përballjen kundër Brooklyn Nets me rezultatin 100-95. U dalluan në parket LaMarcus Aldridge me 34 pikë dhe 8 ribaunde, si edhe Patty Mills me 25 pikë, por gati perfekt me 3 pikëshet me 7 të realizuara nga 8. Nets nuk u mjaftuan 20 pikët e Allen Crabbe dhe 18 pikët e Joe Harris.

Ndeshja që dhuroi më shumë emocione ishte Atlanta - New Orleans 94-93. Pelicans u duk se e kishin në kontroll takimin dhe për tri perioda kryesuan, por Hawks u ngjallën në periodën e fundit. Në fund, loja e bë mjaft e luftuar. Ai që vendosi fatin e saj ishte Kent Bazemore (20 pikë) që 2 sekonda nga fundi shënoi koshin që bëri të shpërthente “Philips Arena e” dhe i dhuroi Atlanta fitoren e dytë radhazi.

Për Oklahoma Thunder ishte e lehtë që të mundte Los Angeles Lakers 114-90. Westbrook (19 pikë, 6 ribaunde, 7 asiste) dhe shokët e tij e mbyllën takimin me +24 pikë. Los Angeles Clippers vazhdojnë të fitojnë dhe të ngjiten në renditjen e Konferencës së Perëndimit. Suksesi i tyre i pestë radhazi erdhi në “Staples Center” të Denver, ku ata mundën Nuggets 109-104. Në nëntë takime, Miami Heat ka marrë 8 fitore.

Paraqitja më e mirë sezonale e Whiteside (27 pikë) i dha atyre fitoren ndaj Milwaukee Bucks 106-101. Bucks kanë humbur brenda katër ditëve dy herë ndaj Heat. Në pjesën e parë, Charlotte Hornets realizoi 77 pikë (rekord i tyre), themelet e fitores së arritur kundër Washington Wizards me rezultatin 109-133. Pa shumë probleme Memphis kaluan testin Knicks (99-105) kurse Utah Jazz befasuan në shtëpi Sacramento Kings 120-105.

Suksesi i Jazz erdhi falë paraqitjes shumë të mirë të rishtarit Donovan Mitchell që shënoi 34 pikë. Në pjesën e parë, Charlotte Hornets realizoi 77 pikë (rekord i tyre), themelet e fitores së arritur kundër Washington Wizards me rezultatin 109-133. Pa shumë probleme Memphis kaluan testin Knicks (99-105) kurse Utah Jazz befasuan në shtëpi Sacramento Kings 120-105. Suksesi i Jazz erdhi falë paraqitjes shumë të mirë të rishtarit Donovan Mitchell që shënoi 34 pikë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Nata e NBA-së sjell surpriza

New Orleans trondit Celtics, bien Timberwolves dhe Suns

17 Janar 2018 11:14

New Orleans Pelicans luftuan fort dhe në shtesë arritën që të mundin Boston Celtics 116-113.

Një fitore e mrekullueshme për vendasit, të cilët triumfuan ndaj kryesuesve të Lindjes, që kapitulluan pas 7 fitoreve radhazi.

U dallua për Pelicans, Anthony Davis, i cili realizoi 45 pikë dhe 16 ribaunde dhe i dha ekipit fitoren e tretë radhazi.

Boston “KO” pavarësisht se Kyrie Irving realizoi 27 pikë kurse Jaylen Brown e Marcus Smart nga 16.

 Në “Amway Center” të Orlandos, Magic rigjetën një fitore e cila mungonte që prej 29 dhjetorit dhe ndërprenë një seri negative prej shtatë humbjesh, duke mundur Minnesota Timberwolves 102-108.

Pas pesë fitoreve radhazi ra Minnesota, që megjithatë vazhdon të ngelet ekipi i katërt më i mirë në Perëndim.

Në “Pepsi Center” të Denver fituan Nuggets kundër Dallas Mavericks me rezultatin 102-105.

U dallua serbi Nikola Jokic i cili realizoi 29 pikë dhe 18 ribaunde, që e bëjnë lojtarin e ndeshjes.

Dallas u përpoq shumë, me Dennis Smith Jr. 25 pikë dhe Harrison Barnes (17 pikë) dhe Devin Harris (16 pikë), por ngelet në vendin e parafundit të Konferencës së Perëndimit pas humbjes së dytë radhazi.

Nuggets të shtatët në Perëndim ngrenë kokën pas “KO” të fundit nga San Antonio Spurs.

 Në “Moda Center” të Portland, Blazers, të tetët në Perëndim, rigjetën suksesin pas tri humbjeve radhazi duke mundur Phoenix Suns, që shkojnë në 3 “KO” radhazi.

 Suksesi i Portland-it erdhi falë treshes Damian Lillard (31 pikëi), Cj McCollum (27 pikë) dhe Al Farouq Aminu (14 pikë dhe 9 ribaunde).

Phoenix nuk ia doli dot, edhe pse basketbollisti i tyre Devin Booker doli më i miri i lojës me 43 pikë, 6 ribaunde dhe 8 assite.

Suns tani janë të 11-tët në Perëndim.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment