Boston Celtics në superformë, Cleveland nuk po del nga kriza

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 10:46
"O2 Arena" e Londrës, plot për të parë Celtics

Përmbysje e çmendur për Boston Celtics ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 103-114.

Miqtë ndryshuan plotësisht pas periodës së dytë, pavarësisht faktit se vendasit krijuan një avantazh prej 22 pikësh.

Në “O2 Arena” në Londër, Celtics morën fitoren e shtatë radhazi dhe vazhdojnë që të mbajnë kreun në Konferencën e Lindjes.

Për Celtics u dalluan Jaylen Brown (21 pikë), Kyrie Irving (20) dhe Marcus Morris (19).

Publikut londinez i shumtë në numër nuk mund të injoronte faktin që në metropol ndodhej një nga ekipet më në formë të NBA-së.

Ndërsa për Cleveland Cavaliers ishte një mbrëmje për t’u harruar. Toronto Raptors i mundën ata në shtëpi, duke u shkaktuar një humbje mjaft të hidhur me rezultatin 133-99.

Në këtë përballje luajti vendi i dytë kundër atij të tretë në Konferencën e Lindjes dhe Cavs pësuan humbjen e gjashtë në tetë takimet e fundit.

Për kanadezët u dalluan Fred VanVleet da 22 pikë dhe shkëlqeu Jonas Valanciunas, me 15 pikë dhe 18 ribaunde, ndërsa LeBron James me 26 pikët e tij nuk mundi të bënte dot asgjë. Për më tepër që në periodën e fundit, ai u dërgua në stol.

Vazhdon momenti i artë për Los Angeles Clippers që mundën jashtë Sacramento Kings me rezultatin 115-121.

Ehe njëherë, njeriu i cili bëri diferencën ishte Lou Williams. Ai realizoi 30 pikë dhe udhëhoqi të tijtë drejt fitores. Clippers asnjëherë nuk e vunë në dyshim suksesin.

Ndërsa Los Angeles Lakers fituan në shtëpi kundër San Antonio Spurs 93-81.

Për vendasit, kjo është fitorja e tretë radhazi. Edhe pse LaMarcus Aldridge realizoi 21 pikë, kjo nuk shërbeu për Spurs, që vunë në presion rivalët vetëm në periodën e tretë. Por San Antonio vazhdon që të kalojë një moment të vështirë në Konferencën Perëndimore.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike