Botërori 2018/ Anglia ia beson shiritin e kapitenit një 24-vjeçari

Gareth Southgate pak ditë më parë publikoi listën e lojtarëve që do të udhëtojnë me të në Rusi për Botërorin 2018-të. Tekniku i “Tre Luanëve” ka zgjedhur edhe kapitenin që do të udhëheqë skuadrën në fushën e blertë në ndeshjet e Kupës së Botës. Kombëtarja angleze ka postuar në profilin e saj në “Facebook”, foton e trajnerit së bashku me kapitenin, Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham do të mbajë shiritin e kapitenit, pas legjendarit Ëayne Rooney, i cili është tërhequr nga përfaqësuesja vitin e kaluar.

“Harry ka disa cilësi personale shumë të mira. Ai është një profesionist i përpiktë dhe një nga gjërat më të rëndësishme për një kapiten është të vendose standardin çdo ditë. Ai ka besim dhe kjo është një cilësi shumë e mirë. Ai e njeh mirë ekipin, sigurisht që do të ketë nevojë për mbështetjen e udhëheqësve të tjerë përreth tij. Një ekip i mirë nuk bëhet vetëm me një kapiten, por me grupin. Por, unë mendoj se ai është gati t’a marrë përsipër këtë sfidë”- tha Southgate.

Kane ka zhvilluar 23 ndeshje me përfaqësuesen angleze, ku ka shënuar 12 gola. Anglia do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Tunizisë më 18 qershor, të dytën ndaj Panamasë më 24 dhe të tretën ndaj Belgjikës më 18.  /EDS/

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan