Botërori 2018/ Anglia publikon listën e 23 futbollistëve për në Rusi (video)

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 16:14
Tekniku Southgate befason me përzgjedhjet

Trajneri Gareth Southgate ka befasuar me përzgjedhjen e 23 futbollistëve të cilët do të udhëtojnë drejt Rusisë me qëllimin për të triumfuar në kompeticionin më të rëndësishëm të planetit në futboll. Mjafton të përmendim faktin që mesatarja për ndeshjet të luajtura e grupit është 19 takime me kombëtaren. Kjo është kombëtarja me më pak eksperiencë që prej vitit 1962-it.

Në Rusi do të udhëtojnë Trent Alexander-Arnold dhe Gary Cahill, ndërsa Adam Lallana do të qëndrojë në shtëpi. I pari u shpërblye për formën e jashtëzakonshme me “të kuqtë” në këtë sezon. As gardiani i Manchester City-t, Joe Hart nuk u grumbullua. Jashtë u la edhe Jack Wilshere, ndërsa Fabian Delph siguroi një vend.

Ashley Young do të jetë një opsion në të majtë të mbrojtjes, e kjo do të thotë një “jo” për Ryan Bertrand. Një vend të “Tre luanët” ka edhe për Ruben Loftus-Cheek dhe Kieran Trippier. E veçanta e kësaj liste ka qenë publikimi në media, nëpërmjet një videoje zbavitëse dhe interesante, ku protagonistë ishin fëmijët. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike