Botërori 2018/ Brazili ndaj Belgjikës kërkon të largojë tersin evropian

Brazili dhe Belgjika përballen për herë të pestë në histori mes tyre. Evropianët e fituan takimin e parë në miqësore në vitin 1963, kurse amerikano latinët fituan në 3 takimet e tjera radhazi. Precedenti i vetëm në botëror ka qenë në 1/8 e kompeticionit të 2002, ku Brazili fitoi 2-0 e në vazhdim fitoi trofeun.

“Djajtë belgë” kanë humbur 3 nga 4 përballjet e fundit me kombëtaret amerikanë latine në botëror. Brazili vjen në çerekfinale për herë të shtatë radhazi në një botëror. Në 3 botërorët e fundit verdhejeshilët janë eliminuar nga një kombëtare evropiane. (Franca në 2006, Holanda në 2010 dhe Gjermania në 2014).

Formacionet zyrtare

Brazil (4-2-3-1): Alisson Becker; Fagner, Thiago Silva, Miranda, Marcelo; Fernandinho, Paulinho; Willian, Neymar, Coutinho; Gabriel Jesus. Trajner: Tite

Belgjikë (3-4-3): Courtois; Alderweireld, Kompany, Vertonghen; Meunier, Witsel, Fellaini, Chadli; De Bruyne, R.Lukaku, E.Hazard. Trajner: R.Martínez