Botërori 2018, e dini cila është skuadra e parë që do shkojë në Rusi?

Kombëtarja e Iranit në futboll do të jetë e para që do të mbërrijë në Rusi në kuadër të finaleve të Botërorit 2018. Lajmin e ka konfirmuar për gazetarë Zv.kryeministri i Rusisë, Vitaly Mutko. Të hënën e ardhshme Moska zyrtare do të organizojë një takim për diskutuar rreth gatishmërisë së qyteteve ruse për të pritur 32 skuadrat pjesëmarrëse në finalet e Kupës së Botës në futboll.

“Kombëtarja e Iranit do të jetë e para pjesëmarrëse në Botëror që do të mbërrijë në Rusi. Iranianët do të jenë këtu më 5 qershor”, – tha Mutko. Skuadra do të akomodohet në bazën stërvitore që ndodhet në Bakovka, jashtë Moskës, që zakonisht përdoret nga moskovite e Lokomotivës.

Russia ka përzgjedhur 11 qytetet pritëse të ndeshjeve për fazën finale të Kupës së Botës 2018 dhe ato janë Moska, St. Petersburg, Soçi, Kazan, Saransk, Kaliningrad, Volgograd, Rostov-on-Don, Nizhni Novgorod, Jekaterinburg dhe Samara. Ndeshjet e finaleve të Botërorit Rusi 2018 do të luhen nga datat 14 qershor deri më 15 korrik në 12 stadiumet që ndodhen në qytetet përkatëse të Rusisë. Dy nga stadiumet pritëse ndodhen në kryeqytetin e Rusisë. Ndërkaq, teksa nisja e turneut po afron është vënë re edhe një fenomen shqetësues. Rreth 591 hotel mësohet se kanë rritur çmimet për turistët, duke bërë që autoritet përkatëse të marrin masa duke aplikuar gjoba./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan