Botërori 2018/ E vërteta e hidhur që fshihet pas lotëve të yllit të Koresë, Son

25 Qershor 2018

Goli kundër Meksikës nuk i mjaftoi Koresë së Jugut për të evituar eliminimin nga botërori në Rusi. Edhe pse shënoi, një nga më të dëshpëruarit për kombëtaren aziatike ishte ylli i skuadrës, Son Heung-Min.

Këto lot tregonin pjesërisht dashurinë për atdheun, por mbi të gjitha shqetësimin e tij të madh. Kjo sepse Son rrezikon që të thërritet ushtar dhe të kalojë 21 muaj në kazermë në bazë të ligjeve të shtetit të Koresë së Jugut.

Ai do të paguhet vetëm 100 euro në muaj, ndërkohë që aktualisht paguhet 360 mijë. Që të mund të evitojë këtë fat ka dy shanse, që varen nga Tottenham-i e mbi të gjitha nga rezultatet në kombëtare.

Kjo situatë ishte e qartë që para nisjes së botërorit, por shpresat për kualifikim në 1/8 kishin rëndësi të madhe për Son-in. Shërbimi ushtarak në Korenë e Jugut është i detyrueshëm për personat nën moshën 28 vjeçare dhe aty Son si ushtar mund të luajë për ekipin e ushtrisë ku do të paguhet vetëm 100 euro në muaj.

Ylli i Tottenham është 25 vjeç dhe shpresonte që nëse i bënte gjërat mirë me përfaqësuesen, do të mund të shmangte thirrjen. Por humbjet me Zvicrën dhe Meksikën ia prishën planet. Aq i trishtuar ishte ai, sa u pa duke qarë në ambientet e brendshme të stadiumit të Rostov-it, pas dështimit kundër Meksikës. .

Në Korenë e Jugut ka një lidh që i mundëson sportistit që të mos thirret në ushtri për shërbime sportive, e kjo do të mund të arrihej në rast kualifikimi në 1/8-at. Heronjtë e vitit 2002 u shpërblyen që të gjithë mirë, ashtu si edhe fituesit e Kupës së Azisë në 2014 ku Son nuk mundi të luante sepse nuk iu lejua nga Bayer Leverkusen.

Tani me kombëtaren i ngelen lojërat aziatike në gusht në Indonezi dhe Kupa e Azisë në janar të 2019-ës. Por edhe këto kompeticione do të varen nga vullneti i “Spurs” për ta lënë të lirë që të marrë pjesë. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan