Botërori 2018/ Franca i ”var” shpresat te Varane: 10 finale të fituara në 10

Raphael “talismani” Varane: mund të quhet kështu. Dhe e gjithë Franca do të mbështet tek ai në finalen e Kupës së Botës kundër Kroacisë. Sepse mbrojtësi është fjalë për fjalë njeriu i finaleve: në karrierën e tij ai ka luajtur 10 finale dhe ka fituar po aq. Rekord absolut. Të gjitha me fanellën e Real Madridit, sigurisht. Dhe në vitin 2016, finalen e evropianit e humbur nga Bleus kundër Portugalisë nuk luajti sepse ishte i dëmtuar.

Në moshën 25-vjeçare, Varane është pa dyshim kolona e mbrojtjes jo vetëm në klubin e tij, një nga më të fortit në botë, ndër të tjera, por edhe në ekipin e tij kombëtar. Dhe botërori rus e ka konfirmuar këtë gjë. Por Varane është gjithashtu një lojtar që nuk trembet nga ndeshjet që nuk kanë një të nesërme, ku finalet janë unike dhe të veçanta, të cilat mund të varen nga shumë faktorë. Në të cilën nuk duhet të kesh frikë, por mbi të gjitha ku duhet të fitosh dhe madje edhe të kesh pak fat. Me të në fushë, nëse bëhet fjalë për një kupë, atëherë është e destinuar të fitohet. Deri tani ai e bëri këtë duke veshur fanellën prestigjioze të Realit dhe të dielën ëndërron për ta bërë, për herë të parë, me uniformën blu të ekipit të tij kombëtar.

“Tradita Varane” filloi në 2014 në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës. Pak minuta në fushë, por mjaftoi: trofeu është i tij. Dhe që prej atij momenti nuk ka të ndaluar, duke fituar Champions League dhe Botërorin për Klube. Në 2016 është radha e Superkupës të Evropës dhe një tjetër Kampionat Botëror për Klube para se të mbërrijnë 4 Champions League, plus titullin e fundit në Kiev. Dhjetë me yll. Dhe e gjithë Franca mund të mbështetet të këto statistika, sidomos nëse mendon faktin se në vitin 2016, ata luajtën një finale që dukej e përcaktuar ku Varane nuk ishte në fushë për shkak të një dëmtimi. Dhe kupën e ngriti CR7. Por në Moskë ai do të jetë gati të vazhdojë traditën e tij personale midis ëndrrës kroate dhe supersticionit francez. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan