Botërori 2018/ Matthäus dhe Kahn masakrojnë kombëtaren gjermane

Diçka të tillë në Gjermani nuk e kishin parë. Kurrë kombëtarja e Gjermanisë nuk ishte eliminuar në fazën e grupeve. Në vitin e largët 1939 është e vërtetë që ishte eliminuar në takimin e parë (fitoi Zvicra), por formula në atë kohë ishte tjetër. Por edhe kohët duke qenë se nisej nga 1/8-at.

Me pak fjalë ky është një dështim i madh për kampionët e botës në fuqi, që tani janë në qendër të kritikave nga mediet dhe ikonat vendase të futbollit. Një prej emrave më të njohur të futbollit gjerman, Lothar Matthäus dekalroi se përfaqësueses i mungoi shpirti i ekipit dhe uniteti. “Kishte shumë mendjemadhësi”, tha ai.

Edhe ish portieri Oliver Kahn nuk pati mëshirë. “Fanella e kombëtares për disa lojtarë peshonte me tonelata. Ata gjithnjë akne refuzuar përgjegjësitë, nuk pashë një ekip të vërtetë dhe mungonte boshti.

Kancelarja Angela Merkel u shpreh se “jem të gjithë shumë të trishtuar”, kurse ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer shtoi: “Ditë e zezë për të gjithë ne”. Gazeta e njohur gjermane “Bild” kishte titullin “Pa fjalë”, të njëjtin që vendosi edhe kur skuadra fitoi Kupën e Botës në 2014. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan