Botërori 2018| Vendimet e dy trajnerëve tronditin yjet e Serie A

Kur jemi në prag të njohjes së listave përfundimtare të Botërorit të Rusisë që do të nisë më 14 qershor, zërat e parë do të sjellin zhurmë të madhe në dy kombëtare, atë të Belgjikës dhe atë të Argjentinës. Kjo, për shkak të zgjedhjeve përfundimtare që do të bëjnë trajnerët Martinez dhe Sampaoli.

Nainggolan dhe Icardi duket se nuk do të tërheqin një biletë për në Rusi. Në rastin e romanistit, “mos thirrja” ishte në ajër. Raporti i tij me Martinez-in nuk ka qenë kurrë i favorshëm. Mbyllja e sezonit në mënyrën më të mirë nuk vlen aspak. Nainggolan, pavarësisht dopietës së bërë në ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalet e Champions League, nuk do të thirret në kombëtare. Njoftimi vjen nga gazeta belge “HLN”. Martinez, do të njoftojë në orën 12:00 listën zyrtare, por që ia ka thënë vendimin e tij final lojtarit. Në vitin 2014 ishte trajneri Marc Ëilmots që nuk e thirri Ninja-n.

 Icardi JO! – Sa i përket Icardi-t, i cili dje shënoi golin e tij të 100 në Seria A dhe që kualifikoi Inter-in në Champions në frymën e fundit, nuk do të thirret në kombëtare sipas gazetës argjentinase ‘Ole”. Sulmuesi bën pjesë në listën paraprake të Argjentinës, por trajneri Sampaoli ka vendosur që ta lërë jashtë. Në listën e 23 futbollistëve duhet që të qëndrojë jashtë ddhe romanisti Perotti dhe Pezzella që luan për Fiorentina-n. Njoftimi do të vijë pas pak ditësh. Gjithnjë sipas “Ole”, në këtë listë do të bëjë pjesë torinezi Ansaldi. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan