Botërori 2018| Zhvillime në pankinën e Spanjës, Lopetegui mëson të ardhmen

Në orën 12:00 të ditës së sotme në “Ciudad del Futbol” në Las Rozas të Spanjës do të shpallet rinovimi i kontratës së trajnerit Julen Lopetegui me Federatën Spanjolle të Futbollit. Në praninë e presidentit Luis Rubiales, tekniku do të marrë bekimin për të qëndruar edhe për dy vitet e ardhshëm në krye të “Furisë së Kuqe”.

“Ka qenë një nga të preferuarit e mi dhe mbetet të jetë”, ka thënë presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit. Kjo është edhe një nga arsyet pse Lopetegui do të vijojë të mbetet në krye të pankinës së skuadrës iberike deri në fund të vitit 2020, pra deri në kampionatin Europian. Rinovimi i kontratës së parë u bë me 10% të rritjes së pagës, ndërsa në këtë rast pritet të jetë më i lartë. Ndërkohë që Fernando Hierro do të jetë sërish drejtori sportiv i Spanjës.

Julen Lopetegui u emërua në krye të “Furisë së Kupqe” pas Europianit të vitit 2016, pikërisht pas largimit të Vincente del Bosque-s. Mori një detyrë të vështirë përsipër, pasi Spanja në Botërorin 2014 dhe në Europianin e vitit 2016 nuk shfaqi lartësinë e mëparshme kur pati fituar radhazi dy Europianë dhe një Botëror.

Lopetegui shpalli listën me 23 lojtarë që do të udhëtojnë drejt Rusisë me qëllimin për të sjellë një tjetër Kupë Bote në Spanjë. Ndërkohë që sot pritet që të firmosë dhe zgjatjen e kontratës. /EDS/

***********************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan