Botërori / Dëmtimi i Dani Alves, Brazili e ka gjetur zëvendësuesin

Mbrojtësi i majtë i Corinthians, Fagner ka informuar Federatën Braziliane të Futbollit, se do të jetë i gatshëm për pjesëmarrjen në Botërorin e Rusisë.

Fagner dhe Danilo i Manchester Cityt, mendohen të jenë zëvendësuesit e mundshëm të udhëheqësit të ekipit, Dani Alves, i cili do të mungojë në Botëror për shkak të një dëmtimi. Federata braziliane deklaroi gjatë një konference për shtyp, të zhvilluar ditën e sotme, se mjeku personal i lojtarit, Rodrigo Lasmar beson se Fagner do të rikuperohet së shpejti dhe do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror që fillon më 14 qershor. Fagner nuk ka luajtur që nga data 29 prill, atëherë kur ai pësoi një dëmtim të rëndë që e mbajti jashtë fushave për rreth një muaj. Trajneri i Brazilit Tite do të bëjë të ditur listën e lojtarëve të grumbulluar, të hënën në një konferencë për shtyp që do të zhvillohet në Rio de Janeiro.

Tite e njeh mirë lojtarin, pasi kanë punuar së bashku tek Corinthians. Nga ana tjetër Danilo dhe Rafinha i Bayern Munchen nuk kanë punuar më parë me trajnerin Brazilian. Brazili ndodhet në grupin E dhe ndeshjen e parë do ta luajë më 17 qershor kundër Zvicrës. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan