Botërori Rusi 2018, FIFA arrin akordin me një tjetër sponsor të turneut

24 Prill 2018

Miniera e diamantit e zotëruar nga shteti Rus, Alrosa, është përcaktuar si sponsori i katërt dhe i fundit rajonal i Kupës së Botës që do zhvillohet këtë vit në Rusi. Në këtë mënyrë Alrosa i bashkohet gjigantëve të Alfa-Bank, Rostelecom dhe Hekurudhës Ruse, si sponsorë rajonalë të turneut të futbollit, i cili do të luhet në datat 14 qershori deri më 15 korrik.

Alrosa ka fituar të drejtën për të përdorur markën e tyre gjatë këtij turneu, ku mund të promovohen edhe në rrjetet sociale të Botërorit. Kompania do të përfitojë nga reklamimi në ekranet LED të stadiumit ku do të zhvillohet Kupa e Botës, si dhe ekspozimi i markës në zona të zgjedhura të stadiume.
“Me Kupën e Botës që po afron, ne jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë që kemi nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi me një kompani prestigjoze si Alrosa”, – deklaroi shefi i marketingut pranë FIFA-s, Philippe Le Floc’h. “Turneu do të jetë një festë e futbollit në Rusi dhe në të gjithë globin. Është gjithashtu një platformë e pabesueshme marketingu ndërkombëtar, duke tërhequr miliarda njerëz në çdo vend të botës, ku futbolli ndiqet”.

16 vendet e caktuara për sponsorë të tjerë rajonal – për Amerikën Veriore dhe Qendrore, Amerikën e Jugut, Afrikën dhe Lindjen e Mesme dhe Azinë – janë akoma bosh, dhe duhen plotësuar para datës 14 qershor. Kompania ruse e energjisë shtetërore Gazprom është midis shtatë sponsorëve të nivelit të lartë.
FIFA këtë edicion ka nënshkruar vetëm me sponsorë nga Rusia, Kina dhe Katari, për shkak të reputacionit në zbritje, nga hetimet zyrtare për korrupsion në vitin 2015, që u zhvilluan nga Zvicra dhe Amerika. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan