Braçe: FSHF nuk mund të ketë imunitet nga detyrimet tatimore

Braçe: FSHF nuk mund të ketë imunitet nga detyrimet tatimore

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, thirri sot në një interpelancë ministrin e Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj për ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit. Deputeti i PS, ka kërkuar nëse ka apo jo ligjshmëri fiskale.

“Unë nuk pyeta se sa paguhen lojërat apo ekipet, pyeta prej muajit shkurt në mënyrën më të qartë, sa është tatimi mbi të ardhurat personave që paguhet nga FSHF dhe së dyti sa është 10%  që i takon buxhetit nga e drejta televizive që federata ka fituar 10 vitet e fundit. Që në muajin shkurt, i kam kërkuar MF informacion për tatimet që paguhen nga FSHF për çdo të punësuar në 5 vitet e fundit, pas konsumimit të përgjigjeve, përgjigje nuk kam marrë ende, kërkesa ime është gërmë për gërmë ligjore. Çfarë ka ndodhur që nuk jepet përgjigje? Ligji e thotë qartë, për tatimet mbi të ardhurat e personave dhe shpërblimet. FSHF ka paguar 91 milionë për personelin, 230 milionë lekë për paga jashtë federatës. Sa tatim është paguar për pagat jashtë federatës, se vlera është shumë më e madhe se pagat për personelin, apo për heronjtë nuk ka tatim, për këtë pyes unë, pse?! Nuk e toleroj dot talljen që është konsumuar kur unë ju kam drejtuar këtë letër. Për 10 vjet ku ka vajtur 10% i të drejtës televizive? E kuptoj unë qe buxheti nuk ka nevoje për 300 mijë dollarët e FSHF, po ligjshmëria fiskale është detyruese. Nuk mundet të ketë imunitet FSHF nga detyrimet tatimore. Pse duhet të pranojmë alibinë e një njeriu qe nuk heq dore nga një karrige atje. Pse i jepni imunitet atij institucioni, kur bëni detyrën dhe trokisni në çdo dyqan, kafene dhe qebaptore të këtij vendi. Nuk ta solla Rolandon ta krahasoje me Kristi Vangjelin, por për barazinë për detyrimet”, tha Braçe.

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.