Braktisi fushën i dëmtuar, dalin përgjigjet për Ilion Likën

Tirana arriti të fitonte dje ndaj Tomorit në ndeshjen e luajtur në kryeqytet dhe e çoi në katër pikë diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Bylisi, çka do të thotë se Kategoria Superiore tani është më afër për bardheblutë. Por, ajo që shqetësoi jo pak stafin teknik është dëmtimi i Ilion Likës. Portieri la fushën e lojës në minutën e 77’ pas një përplasje që pati me Kopaçin.

Mjekët dhe drejtuesit e skuadrës u shqetësuan jo pak për futbollistin, megjithatë nga ajo që kanë konstatuar mjekët, nuk bëhet fjalë për diçka shqetësuese. Lika ka marrë një goditje dhe doli duke çaluar dhe sot do të kryejë edhe analizat e specializuara për tu siguruar për gjendjen e tij është pa rrezik. Portieri parashikohet të jetë në fushë për ndeshjen e radhës në kampionat. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan