Brazil, gjendet i vdekur futbollisti, policia dyshon për vrasje

22 Prill 2019

Ka qenë një ditë tragjike e hëna në Brazil, me botën e futbollit që ka mbetur e shokuar nga vdekja e Valdiram Kaetano Morais, ish-futbollisti i Vasko De Gamas, që është gjetur i pajetë nga policia e Rio de Zhaneiros.

36-vjeçari, që dikur pat shkëlyqer në krah të një legjende si Romario, është gjetur i vdekur dhe në trupin e tij kishte shenja dhune, çka ka bërë që policia braziliane të dyshojë për një vrasje të mundshme.

Valdiram, karriera e të cilit u shkatërrua nga përdorimi i drogërave dhe abuzimet seksuale, është parë të endej rrugëve të Rios i pastrehë që vitin e shkuar, ndërsa më herët pat kërkuar ndihmë nga ish-shokët e skuadrës pasi kishte mbetur pa asnjë kacidhe.

Sipas asaj që raporton “Globoesporte”, asnjë familjar nuk është paraqitur për të tërhequr trupin e të ndjerit, që qëndron në morgun e spitalit prej ditës së shtunë.

(Balkanweb)

www.balkanweb.com