Brazili, Tite me emra të rinj për miqësoret e nëntorit

26 Tetor 2018

Ëndrra e futbollistit të Napolit, Allan, bëhet realitet… Brazili e grumbullon për të parën herë për dy miqësoret e radhës, ndaj Uruguait dhe Kamerunit. Kohët e fundit Italia kishte menduar t’i jepte nënshtetësinë dhe ta bënte pjesë të kombëtares.

Ka qenë vetë trajneri i Selecaos, Tite, ai që në konferencën për shtyp ka zbuluar emrat dhe listën, teksa ka folur gjatë edhe për ambiciet e kombëtares së pesë herë kampionëve të botës.

E megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për ndeshje jo zyrtare, por miqësore – në teori – Allan, nëse do të donte, në të ardhmen mund t’i thotë “po” edhe Italisë. Përveç Allan, nga Italia gjithashtu grumbullohen Miranda i Interit dhe Douglas Costa i Juventusit. /EDS/

Ja lista e plotë:

Portierë: Alisson (Liverpool), Ederson (City), Gabriel Brazão (Cruzeiro)

Mbrojtës: Danilo (City), Fabinho (Liverpool), Filipe Luis (Atletico Madrid), Marcelo (Real), Miranda (Inter), Marquinhos (Psg), Pablo (Bordeaux), Dedé (Cruzeiro).

Mesfushorë: (Napoli), Arthur (Barcellona), Casemiro (Real Madrid), Paulinho (Guangzhou), Coutinho (Barcellona), Walace (Hannover).

Sulmues: Douglas Costa (Juventus), Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (City), Neymar (PSG), Richarlison (Everton), Willian (Chelsea)

London, we’re coming back! ??
??#Brasil x #Uruguay ??
?️November 16, 2018
?@Arsenal’s Emirates Stadium
?️https://t.co/mGPg6P2PUq pic.twitter.com/t5rY0rs8br

— Brasil Global Tour (@BGT_ENG) October 25, 2018

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan