Brdaric flet pas rinovimit: Kisha disa oferta, por Vllaznia është diçka speciale

15 Qershor 2021

Pasi rinovoi kontratën me Vllazninë edhe për sezonin tjetër, Thomas Brdariç ka folur për herë të parë, teksa është shprehur se kishte disa oferta, por zgjedhja e parë ishte skuadra shkodrane.

Në fjalët e tij, gjermani foli edhe për merkaton, objektivat dhe përfaqësimin në Europë.

“Është një sfidë e madhe të vazhdosh te Vllaznia. Mendoj se është shumë e rëndësishme të shkojmë në këtë betejë dhe të kujdesem për ekipin tim. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ne jemi në ndërtim. Nuk jemi klubi që krahasohemi me ekipet më të mira europiane.

Ne jemi rritur dhe ky është ekipi im, është një proces që duhet bërë. Ne jemi duke punuar në disa drejtime, por rëndësi ka që të mbajmë lojtarët, të kemi një të ardhme profesionale, por sigurisht që do shohim edhe tregun.

Kupat e Europës? Është një sfidë e bukur për Vllazninë të përballet me ekipe në Europë. Është diçka e pabesueshme, në kushtet që ishim thonit që ‘a jeni të çmendur?!’ Do përballemi me këdo që të na bjerë shorti.

Në kampionat kemi për qëllim të mbajmë profesionalizmin, të jemi në vendet e larta dhe le të ëndërrojmë pse jo. Nuk e di sa mungesa kemi, disa kanë dëmtime, por është gjë e mirë për lojtarët që kemi sot.

Kisha disa oferta për të ndryshuar skuadër, por ju thashë më parë që Vllaznia është diçka speciale dhe këtë hap e bëmë bashkë”, u shpreh Brdariç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com