Brescia përditëson të dhënat e Balotellit – Tani peshon rreth 100 kilogramë apo tetë kilogramë mbipeshë

10 Korrik 2020

Uebfaqja zyrtare e Brescias ka përditësuar detajet e Mario Balotelli për të treguar se ai tani peshon 99.8 kg – afërsisht tetë kg mbipeshë.

Është një hap tjetër në betejën mes klubit dhe sulmuesit të tyre, i cili është përjashtuar nga stërvitja mes një mosmarrëveshje kontrate.

Të dhënat u ndryshuan në profilin e tij në faqen zyrtare, duke treguar se ai është i gjatë 190 cm dhe peshon plot 99.8 kg.

Lexo po ashtu: Brescia nuk ia hap dyert Balotellit, sulmuesi nuk lejohet të futet në qendrën stërvitore dhe largohet me akuza ndaj klubit

Sipas këtyre të dhënave dhe përllogaritjeve dele se ylli italian tashmë është mbipeshë afro tetë kg.

Të dhënat e Balotellit

Balotelli shpesh ka luftuar me ruajtjen e formës së tij më të mirë, por kjo do të ishte përtej çdo niveli të pranueshëm për një atlet profesionist.

Klubi dhe sulmuesi janë duke ndërmarrë veprime ligjore kundër njëri-tjetrit për një sërë polemikash

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com