Brozovic dhe Miranda lëndohen ndaj SPAL-it, në dyshim për ndeshjet e ardhshme

11 Mars 2019

Interi fitoi ndaj SPAL-it me rezultat 0-2 në Serie A, por me këtë rast iu lënduan dy lojtarë.

Bëhet fjalë për Joao Mirandan dhe Marcelo Brozovic, braziliani duhet të operohet për të reduktuar frakturën në hundë, ndërsa kroati ka një problem muskulorë.

Mbrojtësi u lëndua gjatë një dueli me Andrea Petangan dhe kështu u detyrua të lë fushën në fillimin e pjesës së dytë, ku në vend të tij u inkuadrua Andrea Ranocchia.

Miranda në duel me Sergio Floccarin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Braziliani pritet të operohet brenda 48 orëve, kurse për Brozovicin ende mbetet për t’u vlerësuar situata.

Por, ka shumë gjasa që dyshja të mungojë jo vetëm në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Eintracht Frankfurtit, por edhe në fundjavë ndaj Milani në Derby della Madonnina.

Lexo po ashtu: Inter 2-0 Spal: Notat e lojtarëve, Gagliardini më i miri

Aktualisht Interi renditet në vendin e katër në Serie A me 50 pikë, një më pak se Milani në pozitën e tretë.

Brozovic është lojtari i tretë me më së shumti minuta (2045) te zikaltrit në kampionat, më shumë kanë vetëm Milan Skirniar (2160) dhe Samir Handanovic (2430). /Telegrafi/

www.telegrafi.com