Brozoviç drejt sakrifikimit për Pastore

27 Janar 2018

Pasi shitën Joao Mario-n, ceremonia e lamtumirës mund të qëndrojë e hapur edhe për Marcelo Brozoviç: mesfushori ka disa pretendime të ndryshme dhe Inter shpreson që ta shesë këtë lojtar, në mënyrë që të zhbllokohen për të marrë Pastoren nga PSG. Kroati i intereson Everton, Arsenal dhe Sevilia-s. Në radarët e zikaltërve ka hyrë edhe Lobotka.

Prezenca e Brozoviç në 17 ndeshje të këtij sezoni ka sjellë 3 gola, duke kujtuar që ka pasur shpeshherë ulje-ngritje. Të paktën deri tani. Ndaj, nuk është një mister oferta që i bëhet atij. Në Pinetina nuk do të bëjnë barrikadë për të mbajtur lojtarin, por do ta lënë që të shprehet. Edhe pse në horizont për zikaltërit jeton ëndrra për të pasur Pastore-n, ndaj largimi i kroatit do të hapë rrugën për të marrë një lojtar që do t’iu shërbejë.

Jo vetëm për këtë, por edhe për t’iu sjellë një shumë monetare të nevojshme për të marrë plotësisht shërbimet e Rafinha-s, por edhe për të paguar ardhjen e Pastore nga PSG. Për Brozoviç ekziston prej kohësh interesimi nga Everton, dhe i është i gatshëm që të shkojë atje. Sirenat nga Premier League dëgjohen edhe nga ana e Arsenal, Wenger ka pasur përherë konsideratë për mesfushorin zikaltër dhe nuk mendohet që ta braktisë këtë çështje. Edhe në Spanjë te Sevilia ka një dëshirë për kroatin, por kaq për momentin. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan