Brozovic i përulet Zenga-s: Faleminderit, je epik

Pasi Crotone ndali hapin e Lazio-s duke i bërë një nder të madh Interit, që tani ka një shans të fundit për Ligën e Kampioneve, populli zikaltër i përulet arkitektit të këtij rezultati, trajnerit Walter Zenga.

Mesfushori i skuadrës milaneze, Marcelo Brozovic në emër të të gjithë intervistave falënderoi flamurin e vjetër zikaltër dhe tani trajner të “Peshkaqenëve”. “Të faleminderit Njeriu Merimangë. Je me të vërtetë epik. Tani radhën e kemi ne. Duam Ligën e Kampioneve”, ishte mesazhi i mesfushorit në profilin e tij në Instagram.

Kështu, Lazio dhe Interi do të vendosin për skuadrën e katërt italiane që do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve në takimin javë së fundit të Serie A. Ndeshja do të luhet në “Olimpico” më 20 maj./EDS/

 

Grazie UomoRagno, tu sei veramente EPICO! Adesso tocca a noi #vogliamolachampions

A post shared by Super]Kralj[tata]BroZ (@marcelo_brozovic) on May 13, 2018 at 8:01am PDT

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan