Buffon do të lihet jashtë në 2 takimet e radhës të PSG-së në Ligue 1

Trajneri Thomas Tuchel do ta lejë portierin Gianluigi Buffon jashtë në dy takimet e radhës të skuadrës së PSG-së. Veterani italian, i cili ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me parisienët do t’i hapë rrugën gardianit tjetër të skuadrës, Alphonse Areola për takimin e nesërm në shtëpi kundër Angers dhe atë të 1 shtatorit në transfertë kundër Nimes.

“Alphonse do të luajë kundër Angers dhe Nomes. Pas kësaj, ne do të shikojmë si do të venë gjërat. Ne mendojmë se është e rëndësishme për të që të luajë. Sfida e tij e fundit ishte në maj. Ai duhet që të luajë.”, tha tekniku.

Gigi ka bërë tre ndeshje të mrekullueshme. Unë nuk kam qejf të marr vendime afatgjata. Është e rëndësishme gjatë kësaj faze përgatitjeje që Alphonse të përshtatet me ekipin. Mua më pëlqejnë vendimet e komplikuara. Unë duhet që të bëj një zgjedhje. Mua më pëlqen kjo”,

Tuchel shtoi se në përballjen e radhës në fushë pritet të jetë Edinson Cavani, e për uruguaianin kjo do të jetë paraqitja e parë e sezonit. Por tekniku gjerman duhet që të marrë një vendim që ka të bëjë me talente si Neymar, Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria nëse duhet që t’i aktivizojë ata njëkohësisht në ekip.

“Ne kemi 4 sulmues kryesore. Mos harroni Angel Di Maria-n, i cili është një lojtar klasi. Ka 4 futbollistë kyç, secili me cilësi të ndryshme. Edinson është stërvitur mirë dhe është mjaft në formë. Kurse Mbappe duhet që të mësohet që të luajë në pozicione të ndryshme, ka mundësi të ndryshme. Ai gjithnjë do të luajë si sulmues”, u shpreh tekniku i PSG-së./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan