Buffon: Jam i sigurt, CR7 nuk do të sjellë vetëm…zhgënjime

“Unë nuk mendoj se që tani jam pronari i portës. Jam shumë i lumtur sepse ne kemi fituar ndeshjen tonë ë dytë dhe për herë të dytë pa pësuar asnjë gol. Në “Parc de Princes’ ka një energji e veçantë. Isha shumë entuziast me idenë që do të luaja këtu. Kam folur edhe me shokët e mi”, ishin fjalët e para të Gianluigi Buffon pas debutimit përpara publikut të tij në Ligue 1.

Debutimi ishte me fitore, ndërsa parisienët mposhtën Caen 3-0. Por italianit iu desh që të bënte disa ndërhyrje.

“Pak punë ka pasur na ana ime në këtë fitore, por mendoj se është normale. Unë jam portier dhe këtu jam për të pritur…”

Buffon më pas u ndal edhe te Cristiano Ronaldo, i cili u përball me një pritje fantastike nga ana e tifozëve në qendrës stërvitore bardhezi në takimin e tij të parë me ekipin e të rinjve.

“Jam i bindur që mund të japë atë çfarë u ka dhënë ekipeve të tjera. Jam madje edhe i sigurt për ato që nuk do t’u japë tifozëve bardhezi, që janë zhgënjimet.(buzëqesh). Juvja dallohet për drejtuesit, ka një president të madh, histori, tifozeri, grup lojtarësh shuam të rëndësishëm e serioz, e Juvja ose e fiton, ose i shkon afër titullit”, e mbylli Buffon. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan