Buffon ka një ëndërr për të ardhmen

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 19:46
Nesër vendimi përfundimtar

“Po të thoja që nuk kam frikë me shumë mundësi do të ishte një gënjshtër, por jam i qetë me veten”. i sinqertë, transparent dhe i drejtpërdrejtë. Pa fshehur asgjë, as ndjenjat e tij, ky është Gigi Buffon. Një ditë para konferencës për shtyp që ka paralajmëruar, ku mund të njoftojë edhe tërheqjen përfundimtare nga futbolli, “Thë Players Tribune” publikon një bisedë në video mes tij dhe Gerard Pique. 26 minuta reflektim mbi të tashmen, kujtimet e të kaluarës dhe mbi të gjitha mbi të ardhmen. Pa u fshehur.

"E di që ditën kur do të lë futbollin nuk do të mërzitem, do të kem me çfarë ta kaloj kohën. i vetmi ndërlikim që mund të më dalë është se për 23 vjet, dikush tjetër më ka organizuar jetën. Ndërsa kur të kem në dispozicion 24 orë për t’I organizuar vetë, mund të jetë diçka vërtet e ndërlikuar për mua. Do të doja të bëja të gjithë kurset e duhura për t’u formuar e për të bërë mirë, nëse do të më jepet mundësia, punën e drejtorit sportiv, por edhe të trajnerit. E pastaj, me qetësi të zgjedh një rrugë e ta ndjek deri në fund”, thotë portieri bardhezi.

Që më pas shton: “Kujtimi im i parë në futboll? Isha i vogël, 4 vjeç, ishte vera kur luhej Botëori i vitit 1982. i kujtoj të gjithë ata që shihnin ndeshjet pranë meje dhe që bënin tifo për Italinë. Po në atë vit unë rrija gjithë ditën duke luajtur me top sepse e kisha kuptuar që atëherë se doja të luaja me topin e rrumbullakët”./EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike