Buffon kërcënon: Jam më i fortë se pesë vjet më parë

Portieri i ri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon ka pohuar se tani ai është më i mirë se kur ishte pesë vjet më parë edhe pse tani është 40 vjeç. Gjatë një interviste për prestigjozen “France Football”, Buffon u pyet për aventurën e tij me Paris SG deri më tani. “Pas dyzet vitesh në Itali, kurrë nuk është e lehtë të ndryshosh jetën e dikujt. Nuk e kisha idenë se si lojtarët e tjerë do të më mirëprisnin, edhe unë u shqetësova pak për këtë”, tha italiani.

“Ndonjëherë qëndrojmë në një vend për shkak të rehatisë, frikës apo përtacisë. Ne refuzojmë të largohemi sepse një gjë e re është gjithmonë e frikshme, megjithatë unë jam e kundërta e kësaj. Më pëlqen të përfshihem, unë jam një bishë e konkurrencës, më pëlqen të përparoj, më pëlqen të përballoj vështirësitë dhe të përpiqem t’i kapërcej ato”, vazhdoi ish-portieri i Juventusit.

“Unë jam më i mirë se kur isha 35 vjeç, duket e pamundur, por ndihem më mirë se pesë apo gjashtë vjet më parë. Ndoshta kjo është e mundur sepse ndryshova mënyrën se si punoj, por mendoj se në moshën time gjithçka është motivimi”, shtoi Buffon, që u bashkua me Paris SG me shpresën për të fituar trofeun e Champions League, i vetmi që nuk e ka fituar gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme me Juventusin. Kjo ishte arsyeja e vetme përse ai nuk hoqi dorë nga futbolli i luajtur, apo për ta mbyllur karrierën në SHBA si kolegët e tij në këtë mosh. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan