Buffon pasi theu rekordin e Maldinit: Do të luaj derisa të mbush 43 vjet

05 Korrik 2020

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon planifikon të vazhdojë të luajë derisa të mbush të paktën 43 vjet.

Buffon theu rekordin shumëvjeçar të Paolo Maldinit, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në Serie A, plot 648 sosh, pas ndeshjes së fituar 4-1 ndaj Torinos.

“Më duhej të prisja një kohë të gjatë për këtë rekord, por nuk ishte problem”, ka thënë fillimisht 41-vjeçari për Sky Sport Italia.

“Tani për tani ne po luajmë shumë ndeshje. Është një kohë delikate e sezonit dhe presioni që ndjeva ishte vetëm në lojë. Tani jam shumë i lumtur, por mendimi për rekordin nuk më preku. Në fillimin e karrierës sime, isha më i shkujdesur dhe i thjeshtë”.

Lexo po ashtu: Buffon thyen rekordin disavjeçar të Maldinit dhe bëhet lojtari me më shumë paraqitje në histori të Serie A

“Kam pasur shumë ëndrra dhe i nxitur nga qasja ime për të mos u kënaqur kurrë me veten time, erdha këtu”.

“Thyerja e rekordit të Del Pieros për Juven nuk është një nga objektivat e mia. Unë nuk jam duke luajtur për këto gjëra sepse praktikisht kam dalë në pension para dy vitesh”.

Buffon gjatë ndeshjes ndaj Torinos (FC Juventus/Twitter)

“Pastaj erdhi PSG-ja dhe, më pas, kështu e shfrytëzova rastin të kthehem këtu dhe të ndjehem përsëri mirë”.

“E kuptoj që nëse kam motivimin e duhur, mund të luaj disa ndeshje pa asnjë problem, ndërsa jap përgjigje të shkëlqyera në fushë. Do të jem këtu derisa të mbush të paktën 43 vjet, por që kur i mbush 40 vjet, i kam marrë gjërat muaj pas muaji”.

We hope you enjoyed it as much as we did, @gianluigibuffon! ❤️?#648UFFON #JuveToro pic.twitter.com/P59M7Ui9fl

— JuventusFC (@juventusfcen) July 4, 2020

“Më duhet të monitoroj situatën dhe të jem gjithmonë i gatshëm të tërhiqem kur elementi kryesor mungon, domethënë aftësia për të luajtur në krye”.

“Pasi të ndiej se e kam arritur atë pikë, do të heq dorë. Për sa kohë që jam i motivuar dhe në formën e duhur, është e drejtë vetëm që unë të luaj sepse nuk ka asgjë që më bën më të lumtur sesa të luaj ndeshje futbolli”, përfundoi Buffon. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan