Buffon për Botërorin: Do më mbetet peng gjithë jetën

“Botërori i Rusisë? Do të më mbetet peng gjithë jetën”. Kështu shprehet Gigi Buffon në një intervistë dhënë për gjermanen “Der Spiegel” kur flet për dështimin e madh të Italisë, që nuk mundi dot të shkonte në finalet e “Rusi 2018”.

“U kemi mohuar fëmijëve mundësinë që të përjetojnë emocionet e mëdha që të fal një turne madhor siç është Botërori”, ka vijuar më tej portieri, i cili ka mbajtur veshur në 175 ndeshje fanellën e Kombëtares italiane.

Dhe mbi të gjitha do t’i mungojë duelin i famshëm me Gjermaninë: “Unë ndihem si një ushtar, – ka vazhduar Buffon, – në shërbim të skuadrës sime dhe vendit tim. Me shumë gjasa do të tërhiqem, por do të jem gjithmonë në dispozicion të Juventusit dhe Kombëtares”.

Sa i përket Manuel Neuer-it, portier i kombëtares gjermane, Buffon thotë se “është klas i lartë, edhe kur luan me këmbë, dhe mënyra se si e interpreton ndeshjen është e jashtëzakonshme, me reflekse të shkëlqyera”./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan