Buffonit nuk do t'i zgjatet kontrata me PSG-në

08 Maj 2019

Thuhet se Paris Saint-Germain nuk planifikon t’i ofrojĂ« kontratĂ«n tĂ« re portierit, Gianluigi Buffon.

Ish-lojtarit tĂ« Juventusit me klubin parisien kontrata i mbaron muajin tjetĂ«r dhe gazeta gjermane, Bild, shkruan se nuk do t’i zgjatet mĂ« tutje qĂ«ndrimi i 41-vjeçarit nĂ« Parc des Princes.

Kampioni francez tashmë ka në plan që ikonën e Italisë ta zëvendësojë me gjermanin, Kevin Trapp, i cili ka kaluar këtë sezon si i huazuar te ekipi Eintracht Frankfurtit.

Italiani u bashkua me skuadrën e Ligue 1 gjatë verës së kaluar gjersa ka luajtur vetëm katër nga 13 ndeshjet e fundit të ligës.

Portieri gjatë karrierës së vetë ka fituar pothuajse të gjitha trofetë me klubet dhe kombëtaren e Italisë. Ndër titujt më të çmueshëm dhe nuk e ka fituar është i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com