Bullgaria zbulon listën për ndeshjen me Kosovën, jo emra aq të njohur

11 Mars 2019
Bullgaria zbulon listën për ndeshjen me Kosovën, jo emra aq të njohur

Kosova do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e parë të kualifikimet e Euro 2020.

Paraprakisht, lojtarët e Bernard Challandes do të luajnë një ndeshje testuese me kombëtaren e Danimarkës.

Por vëmendja më e madhe mbetet tek ndeshja me Bullgarinë, e cila do të ketë një rëndësi të madhe për kombëtaren tonë të re.

Pamje nga ndeshja mes Bullgarisë dhe Norvegjisë . (Photo by Trond Tandberg/Getty Images)

Sot, përzgjedhësi i kombëtares bullgare, Petar Hubchev,  ka publikuar listën për ndeshjen me Kosovën, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Lexo po ashtu: Lajme për Përfaqësuesen e Kosovës

Lojtarët që janë të përfshirë në listë do të kenë mundësi të paraqiten në ndeshjet kundër Kosovës dhe Malit të Zi.

Realisht lista nuk ka emra të shquar pasi futbollisti më i mirë është Kiril Despodov që luan te Cagliari.

Janë 12 lojtarë që janë ftuar nga kampionati vendas bullgar dhe kjo e bën këtë kombëtare jo aq të fortë.

Ndeshja zhvillohet me 25 mars. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com