Bundesliga e VARur që në start, Bayern e nis me fitore / VIDEO

Penalltinë e fiton Ribery, e humbet Lewandowski, Robben dërgon në rrjetë topin e grushtuar nga portieri i Hoffenheim. Bavarezët festojnë golin që, dhjetë minuta para fundit, duket se do të jetë i fitores. Por në vend që të rifillojë loja, arbitri drejtohet nga televizori. Risheh aksionin dhe vendos që Robben ishte futur para kohe në zonën e portierit. Goli anullohet, por penalltia jo.

Lewa këtë herë nuk gabon dhe Bayern gjen golin e dytë që i siguron tri pikët e para në sezonin e ri. Pak minuta më vonë një tjetër gol i shënuar nga Thomas Muller duke devijuar një gjuajtje të Goretzkas, anullohet pasi gjyqtari përdor sërish sistemin VAR. Sulmuesi gjerman kishte shënuar më parë golin e avantazhit me kokë, ndërsa Szalai arriti të barazonte përkohësisht për Hoffenheim. Numri 25 i dhuroi edhe një pasim fantastik Robbenit në minutën e fundit të kohës së rregullt ndërsa holandezi më në fund arriti të shënonte një gol të rregullt, duke e mbyllur më së miri një mbrëmje që nuk po shkonte ashtu siç duhej për Bayern.

Kovac e nis kampionatin me dy surpriza, Hummels e Robben në stol, Sule dhe Coman në fushë. Bavarezët tregojnë superioritet deri sa arrijnë të shënojnë me Muller në minutën e 23-të, ndërsa Coman duket se ishte një zgjidhje e goditur pasi vuri disa herë në vështirësi mbrojtësit e Hoffenheim, deri sa u largua i dëmtuar. 12 mintua pas fillimit të pjesës së dytë miqtë arrijnë të barazojnë falë edhe një gabimi të mesfushës bavareze, ndërsa Boateng driblohet shumë lehtë nga Adam Szalai që mposhti Neuer.

Por kampionët morën edhe një dorë nga arbitri për të realizuar golin që i riktheu në avantazh, pasi ai u tregua shumë bujar duke akorduar një penallti ndaj Ribery, i cili u rrëzua shumë lehtë pas ndërhyrjes së Nordtveit. Në fund, një fitore e merituar për skuadrën e Kovac, që e nis me tri pikë për herë të shtatë rresht kampionatin gjerman, në një mbrëmje ku gjithçka mund të ndodhte…/EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan