Bunjaki gjen zëvendësuesin e tij për Kosovën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
29 Dhjetor 2017 11:58
Ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, nuk heziton të kontribuojë për të ardhmen e ekipit që drejtoi. Ai u ka propozuar emrin e një trajneri drejtuesve të Federatës së Futbollit në Kosovë.

Ish-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, nuk heziton të kontribuojë për të ardhmen e ekipit që drejtoi. Ai u ka propozuar emrin e një trajneri drejtuesve të Federatës së Futbollit Kosovë. Fjala është për teknikun Erik Hamren.  

Ky një emër i njohur për botën e futbollist, pas ka drejtuar më parë Kombëtaren e Suedisë. Bunjaki është i gatshëm që të jetë ndërmjetës për afrimin dhe uljen e palëve në një tavolinë të përbashkët.

Hamren është një emër joshës, pasi ka eksperiencë ndërkombëtare. Fakti që ka drejtuar Suedinë është një tjetër “as nën mëngë” për të. Ideja e tij mbetet paksa në ajër, pasi dëshira e madhe e drejtuesve të FFK-së është Besnik Hasi. Një pistë thuajse e pamundur. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike