Bunkeri i Edi Martinit, mbrojtja e hekur po dërgon Teutën drejt titullit, vetëm 13 gola të pësuar

11 Maj 2021

Një ndeshje fitohet në sulm por kampionati fitohet në mbrojtje. Kjo aksiomë e vjetër e futbollit por merr formë në këtë edicion të Superligës. Katër javë përpara përfundimit të sezonit, Teuta qëndron e vetme në krye, plus një pikë në raport me Partizanit. Shpesh ekipi i Edi Marinit nuk ka dhuruar një futboll të bukur apo dominues por të mposhtën durrsakët ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Në 32 javë kampionat kanë pësuar vetëm tre humbje. Ekipi i Martinit ka vuajtur jo pak në fazën ofensive teksa në 32 javë kampionat kanë shënuar 34 gola, diçka më shumë se një gol për ndeshje, duke pasur sulmin e gjashtë më të mirë në kampionat.

Teuta1

Ajo që ka bërë diferencën këtë sezon ka qenë pikërisht reparti defensiv, një bunker i vërtetë në çdo aspak. Në 32 javë, Teuta ka pësuar vetëm 13 gola, askush nuk ka bërë më mirë se ta në këtë aspak, madje duhet të shkojmë shumë larg në kohë për të gjetur një tjetër ekip me një perfomancë të tillë. Në këtë fund sezoni, të mos pësosh nuk mjafton më pasi duket nisur që nga sfida me Kastriotin kërkohen tre pikët për të mos e lëshuar më vendin e parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan