Bushi e snoboi, talenti i Wolfsburg zgjedh të përfaqësojë Kosovën

Quhet Elvis Rexhbecaj, i lindur më 1 nëntor 1997, 20 vjeç. I krijuar dhe i zhvilluar si futbollist te Wolsfburg-u në Gjermani, ndërsa debutoi me fanellën bardhejeshile më 28 janar të këtij viti në Bundesliga 1 kundër Hanover 96. Normalisht, kalimi i tij nga ekipi i dytë në të parin bëri bujë në mediat gjermane, por çuditërisht jo në ambientet e FSHF-së.

Asokohe Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U-21 e kishte ndarë mendjen, nuk i nevojitej Rexhbecaj. I pyetur nga eduasportin.com para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut, Bushi përgjigjej: “Kemi lojtar të tjerë që luajnë më mirë në atë pozicion sesa Rexhbecaj”. Që do të thotë se ai e snoboi këtë emër për të ardhmen, duke menduar që janë larguar Bare, Ramadani, Abazaj apo dhe disa emra të tjerë për shkak të moshës.

Sot, mesfushori i qendrës që ka lindur në Prizren, pranoi që të luajë me Kosovën. Ai duket se e ka pritur gjatë një ftesë nga Shqipëria, qoftë nga moshat por edhe nga ekipi i parë, megjithatë, nuk erdhi. Në fund bëri zgjedhjen e tij për të mos qenë vonë për të dalë në arenën ndërkombëtare. Shpresojmë që Bushi apo përzgjedhësit e talenteve në FSHF të mos kenë bërë hapin e gabuar në këtë rast. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan