Bushi i lumtur: Kemi fituar 5-6 lojtarë për të ardhmen

Alban Bushi ishte pjesë e një konference për shtyp ku foli për performancën e ekipit kombëtar U21 në tre ndeshjet e zhvilluara gjatë grumbullimit dyjavor. Trajneri u shfaq i kënaqur, teksa me bindje deklaroi se Shqipëria ka fituar 5-6 lojtarë cilësorë që do të jenë shumë të rëndësishëm kur të fillojnë eliminatoret. Ish-sulmuesi u ndal edhe te ndeshja me Spanjës, dhe tek transferimet e futbollistëve shqiptar në ligat më të forta në Evropë, si Çinari në Spanjë.

“Mendoj që na bëri mirë grumbullimi dyjavor. Ishte i gjatë, dhe lojtarët nuk ishin në 100%, por përfituam shumë. Ngela shumë i kënaqur. Kemi përfituar 5-6 lojtarë. Ky ishte qëllimi i grumbullimit. Të gjithë lojtarët që ishin për herë të parë e kaluan testin, siç janë Selhai, Spahiu, Kola, Shabani, Shefiti etj. Do të jenë e ardhmja e Shqipërisë dhe do të luajnë një rol kryesor në eliminatorët. Klubet ku luajnë janë klube shumë të mira dhe kanë luajtur. Kjo është më e rëndësishme për ne”, tha Bushi.

Sfida ndaj Spanjën në shtator – “Të jem i sinqertë nuk u përgatitëm për Spanjën. Kemi një filozofi loje. Me Spanjën do ta kemi pak të vështirë dhe do mundohemi të luajmë ndryshe. Ata e kanë siguruar kualifikimin. Do mundohemi të marrim lojtarët më të mirë. Do shikojmë çfarë do të marrë Panucci. Ata që nuk do t’i grumbullojmë, do të vijnë te Shpresat. Nuk është i rëndësishëm rezultati”.

Problemet me sulmuesit – “Kemi pasur probleme. Kanë qenë të dëmtuar gjatë gjithë sezonit. Dyrmishajn kishim sulmuesin kryesor, që nuk ka luajtur. Pastaj morëm Manajn. Jam i kënaqur që shënon portieri. Kur shënon në minutën e fundit, gëzimi është shumë i madh. Portierit i rritet morali”.

Transferimi i Çinarit – “Me thënë të drejtën kampionati shqiptar është rritur shumë këtë vit. Ka punuar vitet e mëparshme që është rritur. Duke pasur parasysh Gurin, Abazajn dhe tani Çinarin”.

Kombëtarja – “Ekipi kombëtar ka bërë mirë në disa ndeshje, në disa të tjera jo. Shpresoj të bëj akoma më mirë në vijim”. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan