Busquets pas fitores ndaj Granadas: Barcelona mund t’i fitojë të gjithë trofetë me Setien

20 Janar 2020

Sergio Busquets ka thënë se Barcelona mund t’i fitojë të gjithë trofetë nën urdhrat e Quique Setien.

Katalunasit fituan 1-0 ndaj Granadas në Camp Nou me golin e shënuar nga Lionel Messi për të qëndruar në krye të tabelës me Real Madridin.

Busquest beson se Barcelona mund t’i fitojë të gjithë trofetë në këtë sezon nën urdhrat e trajnerit të ri.

Barcelona vs Granada (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Ne ndihemi mirë në fund të ndeshjes. Mendoj se mbi të gjitha kemi luajtur mirë”, ka thënë ai pas ndeshjes.

“Ne nuk e krahasojmë trajnerin e ri me të kaluarin. Ne jemi me Setienin dhe do të tregojmë atë çfarë na kërkon ai”.

Lexo po ashtu: Quique Setien debuton me fitore te Barcelona, Messi shënoi golin e vetëm ndaj Granadas

“Në këtë moment që jemi, ne mund t’i fitojmë të gjithë titujt që jemi në garë”, ka shtuar më tej Busquets.

Pas javës së 20-të, Barcelona është lider me 43 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në të dytin, ndërsa në xhiron e 21-të do të ketë punë me Valencian. /Telegrafi/

www.telegrafi.com