Buzëqesh Ilir Daja, tre rikthime të rëndësishme, bojkoti i bën nder

08 Tetor 2020

Ndryshe nga presidentet e Superligës, të gjithë trajnerët në një zë u shprehën kundër bojkotit, më saktë kërkonin rikthimin sa më shpejt në fushë, pasi kjo pauz e gjatë nxjerr lojtarët jashtë forme dhe e kanë të vështirë të programojnë sezonin e ri pa pasur një datë fikse. Për disa trajner, ky bojkot erdhi si një bekim, i dha më shumë kohë të njohin grupin dhe të rikuperojnë disa lojtarë, ky është rasti tipik i Ilir Dajës. Pasi pranoj ofertë e Olsi Ramës, CAS mbajti në ajër trajnerin dhe stafin, në fund la në fuqi dënimin duke i mohuar të drejtën për tu futur në merkato. Në këto rrethana i vetmi lajm pozitiv ishte shtyrja e sezonit, më shumë kohë për ndërtuar një ekip me lojtarët që mbetën në kryeqytetet.

Më në fund, Daja ka tashmë në dispozicion edhe tre lojtarë shumë të rëndësishëm si Jasir Asani, Egzon Belica dhe Brajan Braun. Të tre lojtarët janë rikuperuar plotësisht dhe janë vendosur nën urdhrat e tij. Me futbollin që nuk rifillon, të paktën jo pa mbaruar ndeshjen e Kombëtares, trajneri i Partizanit do të ketë kohë të rikuperoj edhe brazilianin Melo, Hakaj dhe Marinaj që nuk janë ende në formën më të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com